Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka hequr kostumin zyrtar dhe i është bashkuar vajzave të Forcave të Armatosura në një lojë volejbolli, duke iu rikthyer pasionit të saj të hershëm. Duke dalë përtej kornizave që ndonjëherë të dikton zyra apo ambjentet shumë serioze të Ministrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka veshur ngjyrat kuq e zi të fanellës sonë kombëtare duke u bërë njësh me vajzat e FA.
Pavarësisht orëve të gjata në punë dhe vështirësve që paraqet drejtimi i një institucioni të tillë si MM, Ministrja Xhaçka duket mjaft në formë duke treguar edhe një shpirt gare.
Krahas përgatitjes profesionale të ushtarakëve, një vëmendje e veçantë Ministria e Mbrojtjes i ka kushtuar edhe rritjes së aktiviteteve social-kulturore. Paralelisht, falë reformave të ndërmarra në këtë dikaster të drejtuar nga Ministrja Xhaçka dhe të rritjes së vëmendjes ndaj figurës së ushtarakut, është rithyer dëshira e të rinjve për t’u futur në ushtri dhe numri i grave dhe vajzave të cilat shërbejnë nën uniformë jo vetëm në vendin tonë, por tashmë edhe në misionet paqeruajtëse kudo në botë.


