Në ditën e pestë të protestës së studentëve, duekt se pati jo një por disa ndërhyrje për ta kthyer medoemos këtë protestë në një miting partiak.
Veç episodeve ku u përfshinë partitë politike si PD apo LSI, “pengesat” erdhën dhe nga persona fare pranë protestës.
Bëhet fjalë për organizatën e drejtuar nga Arlind Qorri, i njohur për bindjet e tij “komuniste” “Lëvizja për Universitetin”.
Kjo e fundit, edhe pse tenton të shpjegojë se nuk kanë “gisht” dhe se nuk ishin ata që i përzunë banorët e unazës apo ministren kur doli në shesh, bie ndesh kur në profilin e “Facebook” postojnë plot entuziasëm largimin e kësaj të fundit.
Nga ana tjetër, vihet re një “revoltë” e studentëve që janë pjesë e kësaj lëvizjeje në rrjete sociale, ku me komente aspak të qeta tentojnë të krijojnë një frymë armiqësore me çdo komentues që mendon pak ndryshe nga ata.
Edhe pse të gjithë, pothuajse janë me studentët.
Përgatiti: AlpeNews.al





