Televizioni Arte në Francë, i ka kushtuar një kronikë ekspozitës së Kryeministri të Shqipërisë Edi Rama në Gjermani.
Arte në kronikën e saj vë në dukje pasionin e Ramës për pikturat dhe skulpturat, dhe e quan si një ditar të punës së tij.
KRONIKA E PLOTË E ARTE
Edi Rama është një kryeministër që nga korniza e përgjithshme. Këtë radhë kryeministri shqiptar nuk është në vizitë zyrtare në Gjermani, por e ka bërë këtë udhëtim nën veshjen e artistit.
Ai ekspozon në “Kunsthalle, në Rostok, skulptura në qeramikë një “tapiceri” e zbukuruar me vizatime shumëngjyrëshe që kur bashkohen, rezonojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.
“Kjo punë e ndihmon përqendrimin, sepse gjatë kohës kur dora njëra-tjetrën në letër, mendja është e përqendruar në punë”, tha Rama.
Piktura sillen mes vizatimeve dhe formave organike vetëm ngjyrat evokojnë politikën.
Edi Rama vizaton në letër dhe e ndërton veprën e tij në formën e një ditari.
“Kjo jam unë, Kjo është jeta ime, Ky është momenti. Kjo është mënyra se si e jetoj unë jetën çdo ditë, mes politikës, që është një luftë e përditshme dhe e pikturës , skulpturës dhe artit që është një lutje e përditshme”, shton ai më tej.
Me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Tiranës në vitin 2000, Edi Rama qëndisi me ngjyra kryeqytetin shqiptar. Një revolucion i fasadave që i joshi shumë banorët dhe e katapultoi në skenën kulturore ndërkombëtare.
“Besoj fort se e bukura mund të ndryshojë jetën e njerëzve, e bukura mund të ndryshojë jetën e komunistëve, e bukura mund të ndryshojë ekuilibrat shoqërorë, sigurisht dhe këtë e kam vënë re në Tiranë me ngjyrat”, përfundon kryeministri.
Pasionin e tij për artin ai e shijon dhe si burrë shteti. A e bën kjo atë një politikan më të mirë?
Kjo nuk është e sigurt. Ai është shumë i kritikuar në vendin e tij.



