• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZE/ Dy dilemat e mëdha të Lulzim Bashës, pas ofertës së fundit të Edi Ramës
Home
Shqipëri

ANALIZE/ Dy dilemat e mëdha të Lulzim Bashës, pas ofertës së fundit të Edi Ramës

7 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Pasi krerët e dy forcave më të mëdha në vend, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shkuan për vizitë zyrtare në Bruksel, u vu re se axhendat e tyre ishin të ndryshme. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Fundja nuk do takonin të njëjtët politikanë europianë. Këto vizita u zhvilluan në dy axhenda të ndryshme bisedimesh.

Kreu i PD, Basha sipas asaj që u mësua nga mediat u mundua të bënte atë që di të bëjë edhe më mirë me sa duket, të hedhi baltë e ta nxijë Shqipërinë në sy të botës dhe mediave të huaja. Ishin media kryesisht ruse shtetërore, ku e cilësoi Shqipërinë si një nga vendet narko trafikante të kapura nga bandat, dhe për këtë të gjithë fajin ia kalonte qeverisë aktuale.

Artikulli mban titullin: “Në BE regjistrohet rekordi i drogës së ardhur nga Shqipëria”. Për ata që mund të lexojnë gjuhën ruse – В ЕС зафиксировали увеличение албанского наркотрафика.

Ndërsa në brendësi, lideri i opozitës denoncon: “Gjatë dy viteve të fundit, ekonomia ka degraduar në mënyrë të frikshme. Fluksi i investimeve ka rënë dhe varfëria është në rritje të pandërprerë. Askush nuk po e lufton korrupsionin.

E vetmja gjë me të cilat merret qeveria janë trafiku i drogës dhe i qënieve njerëzore”.

Ana tjetër e medaljes, ishte vizita e kryeministrit, i cili në çdo konferencë për shtyp kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndihmuar Shqipërinë të hap negociatat sa më shpejtë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Krerët ndërkombëtar me të cilët Rama pati takime dhe diskutime ishin:

Takimin e parë kryeministri e zhvilloi me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, i cili duke theksuar mbështetjen e BE-së ndaj Shqipërisë u shpreh entuziast për punën e qeverisë kur tha se “reformat e ndërmarra nga Shqipëria duhet të jenë shembull edhe për rajonin e Ballkanit. 

Në ditën e dytë të takimeve, kryeministri Rama është pritur nga Federica Mogherini, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.
Mogherini ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, u shpreh se “Nën lidershipin e Ramës, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE.”

Rama takoi Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Ky i fundit duhet theksuar se vjen nga e djathta, nga PPE, dhe ka dëgjuar jo pak herë kryedemokratin Basha të anatemojë Shqipërinë, por si politikan rrace di t’i ndajë mirë gjërat. Tajani ka qenë në një vijë me kolegët e tij kur është shprehur se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së dhe se në pranverë do të vizitojë Tiranën.

Ndërsa nga takimi i fundit me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ka ardhur edhe lajmi më i mirë dhe konkret për çeljen e negociatave.

“Ne po shohim reformat që po bën Shqipëria, në shumë drejtime, reformën në drejtësi. Jemi shumë të lumtur me atë që po ndodh në Shqipëri. Mendoj që do t’u propozojmë vendeve anëtare të hapjen negociatat. Varet nga rruga që do ndërmarrë vendi për reformat në muajt e ardhshëm. Unë jam i impresionuar nga progresi i bërë, Shqipëria po ecën mjaft mirë”, deklaroi Juncker i cili paralajmëroi një vizitë në Shqipëri vitin e ardhshëm.

E ndërsa dje kreu i vendit është takuar me homologen Polake Beata Szydlo, e cila doli si një avokate e zjarrtë e Shqipërisë dhe një nga mbështetëset kryesore të vendit në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

E sakaq mediat e huaja siç është eureporter ka publikuar sot një artikull ku ndër të tjera citohet:

“Partia Demokratike e opozitës shqiptare, ose ndoshta një fraksion brenda saj, duket se po bën gjithçka që është e mundur për të penguar anëtarësimin e dëshiruar të vendit ballkanik në Bashkimin Europian”- shkruan në www.eureporter.co me qendër në Bruksel, Doug Henderson, ish deputet laburist në Mbretërinë e Bashkuar nga 1987 në 2010, Ministër për Evropën në qeverinë e Kryeministrit Tony Blair….”

Pas këtyre takimeve lëvizja më e fundit vjen nga Edi Rama mbrëmjen e djeshme ku “i shtrin dorën” për bashkëpunim kreut të opozitës, për një Konsensus për zgjidhjen e kryeprokurorit të ri të vendit. Sot zyrtarish mbaron mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla, dhe Rama ka ftuar edhe opozitën të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e tij, dhe kjo në funksion të ecjes përpara të vendit dhe hapjes së negociatave shumë shpejt për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Për të mos u çuditur, këto kërkesa për bashkëpunime jeta politike i njeh mjaft mirë. Një nga shembujt e politikës shqiptare është edhe pakti i famshëm mes Nanos dhe Berishës i bërë para 15 viteve,- pas zgjedhjeve të 2001,- një pakt që çoi në zgjedhjen e Alfred Moisiut si president, largimin e Fatos Klosit nga kreu i SHISH dhe të Arben Rakipit nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Ende nuk dihet nëse Basha do i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese dhe do të dojë si të gjithë shqiptarët që të nisin sa më shpejtë problemet me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe vëmendja të shkojë më pas tek puna për hapjen e negociatave. Ajo që dihet me saktësi ështe se nga përgjigja e Bashës nuk është në lojë vetëm e ardhmja e karrierës së tij personale, por edhe ajo europiane e Shqipërisë.

Përgatiti:AlpeNews.al

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbyllja e kryesisë austriake, Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e OSBE-së në Vjenë
Previous article Kryeprokurori Llalla në ditën e fundit në detyrë (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT