Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama është konvertuar në një njeri arrogant dhe hajdut të buxhetit të shqiptarëve.
Monika Kryemadhi deklaroi hapur se nga ky moment LSI dhe opozita nuk do ti mbështesë studentët vetëm me përkrahje njerëzore dhe politike, por edhe me krejt militantët e LSI duke dalë në shesh nëse kryeministri nuk firmos për krejt kërkesat e studentëve.
“Ramën nuk e kemi armik si njeri, por si simbol të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Edi Rama duhet ta kuptojë që shqiptarët duan të jetojnë të lumtur në Shqipëri, shqiptarët japi jetën për fëmijët e tyre.
Edi Rama duhet ta kuptojë se shqiptarët e duan shtëpinë e tyre. Gratë dhe nenat do bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Duhet të jetë populli që të fitojë nga politika dhe jo politika nga populli. Rasti i Unazës së Re do të jetë standardi i ri që do të vendoset mes politikës dhe popullit. Nuk jemi në një situatë politike ku ekonomia lulëzon, jemi në një situatë kur demokracia është e vënë në diskutim. Shumë mund të thonë pse studentët e nisën protestën në dhjetor, lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS, PD dhe atyre pa parti.
Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë. Studentët tanë na dhëna një mësim ne si politikan, më dhanë mësim mua të parë, jam e bindur edhe zotin Bashën, se nuk është e nevojshme për të pasur kushtet për të protestuesit. Studentët na dhanë një mësim ne klasës politike, kur je me të drejtë, edhe zoti është me ty. Lëvizja studentore ishte një leksion demokracie dhe shpresë”, tha Kryemadhi.


