“Komunisti” Arlind Qorri dhe “shkëncëtari” Taulant Muka i cili mundi të qëndrojë më pak se një javë ministër arsimi, kanë folur si drejtues të protestës së studentëve,
Edhe pse nuk e kanë prnauar publikisht, të dy këta aktivistë politikë kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” për të folur rreth negociatave që po bëjnë studentët me qeverinë. Sikundër edhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës, edhe Qorri dhe Muka I mëshuan idesë që studentët nuk do të duhen të ulen në negociata. “Qeveria duhet të shprehë vullnetin e saj. Duhet të dalë dhe të thotë që këto kërkesa si përgjysmimi i tarifave, ne biem dakord.
Ajo që ata quajnë negocim duhet të ribëhet reforma në arsimin e lartë. Këtu qeveria duhet të jetë ajo që të thotë bëjeni, më jepni një version të rënë dakord brenda universiteteve dhe ne japim vullnetin tonë politik në bërjen e ligjit. S’do pranohet asnjë lloj takimi “, u shpreh Pedagogu i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, Arlind Qori.
Mesa duket, Qorri e Muka nuk duan zgjidhje, por zgjatim problemi.
Muka njihet edhe si një nga zv. ministrat më jetëshkurtër në historinë e institucioneve shqiptare.


