• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DY NË GJYQ/ Lulzim Berisha përballet për herë të parë me ATENTATORIN e tij. Çfarë ndodhi
Home
Breaking News

TË DY NË GJYQ/ Lulzim Berisha përballet për herë të parë me ATENTATORIN e tij. Çfarë ndodhi

7 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u përball dje për herë të parë në gjyq me atentatorin e tij, Ahmet Ajeti.

Lulzim Berisha, i liruar me kusht nga Gjykata, shoqërohej në sallën e gjyqit nga avokati i tij, Detar Hysi, si palë e dëmtuar në proces. Megjithatë, Berisha nuk preferoi të dëshmonte apo të shprehte ndonjë pretendim në këtë proces.

I pyetur për rastin në fjalë, Lulzim Berisha u përgjigj shkurt, duke e lënë në dorë të drejtësisë çështjen. “Nuk kam çfarë të them, i kam thënë të gjitha në deklarimet e dhëna më parë”, tha ai. Ndërkohë, vetë Ajeti, që ishte prezent në sallë, i mëshoi edhe një herë deklarimit të tij se ishte tërhequr në momentin e fundit nga atentati ndaj Lul Berishës, duke u vetëplagosur.

ajeti+-lul-berisha

Pas përballjes në seancë, gjyqi vijoi me thirrjen e tre dëshmitarëve, të cilët, për hir të së vërtetës, nuk dhanë deklarime me interes për procesin. I pari ishte një ish-polic Rrugor në Durrës, i identifikuar me inicialet A.D., i cili tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja, por pasi ka dëgjuar të shtënën me armë, ka njoftuar kolegët e patrullës për të verifikuar se çfarë kishte ndodhur.

Më pas, ka dëshmuar edhe një qytetare, S.B., e cila tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja se çfarë kishte ndodhur. Më pas, ka dëshmuar edhe eksperti mjekoligjor, Fatos Zaçe, i cili ka thënë se e ka gjetur Ajetin me një plagë tejshpuese nga një armë zjarri. Sipas raportit që kishte përpiluar, plumbi kishte hyrë nga përpara të pandehurit, por nuk ishte arritur dot të përcaktohej distanca e saktë e qëllimit.

ATENTATI Vrasja e Lulzim Berishës ishte planifikuar të kryhej në qytetin e Durrësit më 30 maj 2005. Referuar dosjes hetimore, Ahmet Ajeti u pagua plot 80 mijë euro që të kryente vrasjen e Lul Berishës, bashkë me një person tjetër, por pas një sherri banal dhe një vetëplagosje, mbrëmjen e 30 gushtit 2005 bënë që atentati të dështonte.

“Të dënuarit Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, për realizimin e qëllimit të tyre kriminal, për vrasjen e Lulzim Berishës, pas konflikteve që kishin lindur, midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshje me dy shtetas kosovar, me Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti. Rezulton se, këta persona janë takuar në Tiranë dhe u janë treguar të dhëna për të gjykuarin Lulzim Berisha dhe lëvizjet e tij dhe ata marrin përsipër që ta qëllojnë të gjykuarin Lulzim Berisha, me armë zjarri, të llojit pistoletë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në momentin që Ajeti i është afruar Lulzim Berishës për të kryer atentatin, gjithçka ka shkuar jo sipas planit dhe ai është vetëplagosur në rrethana jo shumë të qarta. Kjo bëri që Lulzim Berisha të shpëtonte nga ai atentat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori i KUKËSIT “kërcënon” PARTIZANIN: Bëhuni gati për humbje, do t’iu...
Previous article KORÇARËT NË KRIZË/ Shehi: Teqja portieri më i mirë në Superiore, ja pse po vuan Skënderbeu

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT