• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kërcënoi Prokurorin dhe policinë, kapet “i forti” i Burrelit, organizator i një bande droge (EMRI)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Kërcënoi Prokurorin dhe policinë, kapet “i forti” i Burrelit, organizator i një bande droge (EMRI)

7 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Policia e Tiranës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim, i cili dyshohet të jetë organizator i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës. Uniformat blu kanë kapur të shumëkërkuarin Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë të Burrelit.
Njoftimi i plotë:
Policia kap dha ndalon një person shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim, të dyshuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “MYZË”. Si rezultat i këtij operacioni, në një lokal në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, u kap dhe u ndalua personi në kërkim: Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel.

Personi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim në bazë të Procedimit Penal 86 të vitit 2016, procedim i cili është ndjekur dhe bashkërenduar nga Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi:

Më datën 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa. Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal.

Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasin e lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E Konfirmuar/ UEFA ia refuzon Milanit planin për planin financiar
Previous article Jerusalemi kryeqytet i Izraelit, Arabia Saudite dënon njoftimin e Trump

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT