• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK I NDALOI POLICISË DHE RRITI SHPEJTËSINË/ Momenti kur i riu shqiptar PËRPLAS me makinë britanikun (VIDEO)
Home
Sociale

NUK I NDALOI POLICISË DHE RRITI SHPEJTËSINË/ Momenti kur i riu shqiptar PËRPLAS me makinë britanikun (VIDEO)

7 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kjo video tregon momentin kur një makinë, në timonin e së cilës ishte një shqiptar përplas një punëtor në rrugë ndërkohë që ndiqej nga policia, duke e lënë me dëmtime të rënda.

21-vjeçari Gentjan Lalaj, i cili jetonte në veri të Londrës, u dënua me 3 vjet burg dhe iu ndalua që t’i japë makinës për 6 vjet e gjysmë. Dënimi për të u dha nga gjykata e Southampton dhe ai u shpall fajtor për shkaktim të dëmtimeve të rënda, si pasojë e drejtimit të automjetit në mënyrë të rrezikshme, si dhe për drejtimin e makinës pas patentë e siguracion.

Prokurori Roderick Brain i tha gjykatës së 21-vjeçari nuk i kishte ndaluar policisë, gjë që kishte çuar në ndjekjen e tij nga oficerët me një shpejtësi prej 80 km në orë në rrugët e Southampton, më 27 Mars, në rrugë ku limiti është 50 km në orë.

Lalaj drejtonte një makinë Volvo të vjedhur. Ai deklaroi se po ndiqej nga dikush që kërkonte të merrte hak ndaj tij për shkak të gjakmarrjes. Megjithatë mbrojtja e tij nuk u pranua nga juria.

Prokurori Blain tha se viktima, 27-vjeçari Tom Carey nga Rochester, i cili mbante veshur uniformën e punës, me ngjyra të dukshme nga largësia, pësoi dëmtime të shumta kur u godit nga makina e të pandehurit.

Pamjet tregojnë sesi shqiptari e katapultoi 27-vjeçarin në ajër, përpara se makina të përfshihej nga flakët.

I riu britanik qëndroi 12 ditë në spital dhe nuk mundi të shkonte në varrimin e gjyshit. Prokurori tregoi gjithashtu se Carey nuk ka mundur të rikthehet më në punë apo të merret me sport.

Teksa dha dënimin për shqiptarin, gjykatësi Nicholas Rowland tha: “Policia po përpiqej të të ndalonte, por hoqi dorë sepse po i jepje makinës në mënyrë tepër të rrezikshme. Po i jepje në mënyrë të tillë që shkaktove dëmtime të mëdha te Carey, i cili ndryshe nga ty po punonte fort. Kjo pati një ndikim serioz në jetën e tij, si personale ashtu edhe profesionale”.

Nga ana e tij, nëpërmjet avokatit mbrojtës, Lalaj u shpreh i penduar për çfarë kishte ndodhur. “Më vjen shumë shumë keq që e godita…”

I riu kishte 18 muaj që kishte shkuar në Britani, i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Avokati i tij tha para gjykatës se Lalaj nuk e dinte që po ndiqej nga policia, por besonte se ishte dikush nga Shqipëria që kërkonte të hakmerrej për një vrasje të kryer nga familjarë të 21-vjeçarit.

Pavarësisht pretendimeve, akuza tha se ky ishte një ndër rastet më të rënda të dhënies së makinës në mënyrë të rrezikshme në 10 vitet fundit, ndërsa e konsideroi Careyn me fat që ishte gjallë.

Vetë ky i fundit, duke folur pas dhënies së dënimit tha: “Kam marrë dënime që më kanë ndryshuar jetën e që do të mbeten aty përjetë. Ai ka marrë shumë më pak nga sa kam marrë unë. Ai më ndryshoi jetën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUAREZI I RI/ U dëmtua Diego Costa, Atletico do sulmuesin e Celta Vigos
Previous article NUK E DINIM/ DYBALA zbulon GOLIN më të BUKUR dhe kuptimin e “MASKËS”

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT