Media greke ka zbardhur të plotë dëshminë e 19 vjeçarit shqiptar Aleksandër Luca, i cili ka treguar momentet e vrasjes së 21 vjeçares greke Eleni Topaloudi.
I riu tregon se e ka njohur të renë rreth një javë para ngjarjes së rëndë dhe se me të ka shkëmbyer fillimisht llogaritë në rrjetet sociale.
“E njoha Elenin rreth një javë para vrasjes. Më pa në rrugë, më buzëqeshi. Iu afrova dhe shkëmbyem llogaritë e Facebook-ut. Të nesërmen dolëm për një shëtitje në breg të detit, pimë disa birra dhe shkuam në shtëpi.”-shprehet 21 vjeçari.
Aleksandër Luca më tutje tregon për natën e krimit dhe sesi në bashkëpunim me mikun e tij 21 vjeçar ka vrarë të renë greke. 21 vjeçari grek e kërcënoi sipas dëshmisë së shqiptarit Elenin, duke i thënë se nëse nuk kryente seks me të nuk do të dilte nga shtëpia.
“E ftova në shtëpinë e shokut tim Manolis Koukouras, e kishte takuar një ditë më parë. Kur vajtëm në shtëpi, Manolis Koukouras e kërcënoi duke i thënë se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të nuk do të dilte nga shtëpia. Ajo refuzoi. Ne kishim pirë shumë vodka dhe nuk më kujtohet mire skena por mbaj mend se ajo tha që do të na denonconte. Manolis Koukouras e goditi me një grusht dhe unë i mbajta duart e saj, pastaj Manolis Koukouras e goditi me një hekur elektrik në kokë. Pastaj u tmerruam.”-tha Aleksandri.
Shqiptari madje tregon dhe momentin kur ata vendosën ta hedhin vajzën në det. Sipas Aleksandrit, rezulton se ai e dinte që ajo ishte gjallë pas goditjes në kokë me hekur, por sërish…
“Eleni ishte gjallë. Doja ta fusja në makinë dhe ta çoja në spital, por Manolis Koukouras e çoi në një pikë të lartë me shkëmbinj dhe tha: “Le ta heqim qafe.” Pastaj shkuam në shtëpi dhe u përpoqëm që të pastronim vendin me leckë. Pastaj u kthyem në të njëjtin vend ku e hodhëm vajzën dhe hodhëm edhe sendet e saj personale, si dhe hekurin elektrik me të cilin u godit nga Manolis Koukouras.”-pohoi i riu shqiptar.
Kjo ka qenë dhe dëshmia e dhënë e shqiptarit i po ashtu akuzon mikun e tij për vrasjen e të resë, e cila vdiq pikërisht për shkak se u mbyt në det dhe jo për shkak të goditjes në kokë.