• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E VRAU SHQIPTARI DHE GREKU/ Dëshmia RRËNQETHËSE: Studentes i lidhën këmbët dhe e hodhën në det
Home
Sociale

E VRAU SHQIPTARI DHE GREKU/ Dëshmia RRËNQETHËSE: Studentes i lidhën këmbët dhe e hodhën në det

6 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Avokati i familjes së studentes 21-vjeçare të cilës iu mor jeta tragjikisht, duke folur për mediat greke, ka dhënë të tjera informacione rrënqethëse.

Avokati Alexis Kougias tregon se dy autorët e dyshuar i kishin lidhur këmbët me litar studentes Eleni Tofaloudis. Në këtë mënyrë, thotë ai, autorët ishin siguruar që ajo të mbytej dhe mos të kishte asnjë shans për shpëtim. Avokati Kougias bëri padi penale dhe civile në emër të familjes së viktimës. Ai sqaroi se padia civile është bërë ndaj kujtdo që ka fyer ose do të fyejë kujtimin e studentes 21-vjeçare, kryesisht nga përdorues të internetit, ndaj të cilëve do të kërkohet kompensim.

Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë, janë arrestuar dy persona. Ata janë 23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Ky i fundit ka pranuar përfshirjen e tij në krim. Para hetuesve ai deklaroi se me Elenin ishte njohur prej disa ditësh dhe mbrëmjen fatale të 27 Nëntorit kishte shkuar në shtëpinë e saj së bashku me mikun e tij grek. Aleksandri ka pohuar se shoku i tij i kërkoi diçka Elenit, e cila refuzoi. Në këtë moment Manoli Koukouras e goditi me hekur në kokë. Eleni iu lut të dyve ta dërgonin në spital, por 23-vjeçari Koukouras refuzoi. Ai bindi edhe shqiptarin që të zhduknin trupin e saj, dhe kështu vepruan. Ata e lidhën nga këmbët 21-vjeçaren dhe e hodhën në det nga një lartësi 10 metra. Trupi i të ndjerës u gjet nëpër shëmbinj të nesërmen. Kamerat e sigurisë së një rruge kanë filmuar momentin kur Aleksandër Luca është i shoqëruar me studenten Eleni Tofaloudis para se të shkonin në shtëpinë e saj. Ndërsa, 23-vjeçari grek nuk ka pranuar asnjë akuzë të bërë ndaj tij.

Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se studentja vdiq si pasojë e mbytjes, ndërsa në trupin e saj kishte shenja dhune. Ata shtuan se 21-vjeçarja do të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital. Hetuesit kanë dyshime se vajza edhe mund të jetë përdhunuar. Ndërsa si pistë të ngjarjes, autoritetet janë bazuar pikërisht në faktin që 21-vjeçarja refuzoi të kryente marrëdhënie me djemtë, e për këtë arsye u dhunua nga dy të rinjtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GLADIATORI/ RAMOS në versionin RAMBO: Video me 25 milionë shikime po “çmend” rrjetet sociale
Previous article PASI I THA "KATNARE"/ Jonida Shehu reagon ndaj deklaratave te Desada Metajt: Të gjitha si ajo...

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT