• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRASJA NË KORFUZ, KRIM RACIST”/ Ambasadorja jonë në Athinë: Vrasja e 18 vjeçarit “sekret hetimor”
Home
Sociale

“VRASJA NË KORFUZ, KRIM RACIST”/ Ambasadorja jonë në Athinë: Vrasja e 18 vjeçarit “sekret hetimor”

6 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, tha dje se shkaqet e vrasjes së të riut shqiptar në Kavalla mbeten sekret hetimor i Policisë greke.

E kontaktuar në telefon nga “Panorama”, zonja Hobdari tha se deri tani, duke iu referuar dhe mediave greke, kemi të bëjmë me një autor shqiptar, shok i viktimës.

Ambasadorja shtoi se oficeri i kontaktit i ambasadës sonë në Athinë ndodhet në Kavalla, në kontakt të afërt me autoritetet greke.

“Unë mund t’ju them se për vrasjen kanë shkruar dhe mediat greke, ‘Protothema’, që vrasësi është një shqiptar, shoku i tij i ngushtë. Oficeri ynë i kontaktit ka shkuar në Kavalla, po kontakton me autoritetet, por nuk mund t’ju them më shumë, sepse përbën sekret hetimor”.

Keni kontakte me familjen e viktimës?

“Kemi kontaktuar me familjen e të ndjerit, familjarët janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe nga humbja e fëmijës së tyre. Kemi kontaktuar me të ëmën e të riut”, u shpreh për gazetën “Panorama” ambasadorja jonë në Athinë.

E pyetur për valën e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi, ambasadorja Hobdari tha se ka pasur reagim dhe nga partitë politike në Greqi, duke filluar nga ajo e Kryeministrit Tsipras. Sipas saj, vrasja e shqiptarit në ishullin e Korfuzit kishte sfond racist.

“Rasti i Korfuzit duket që është krim racist, edhe pse raporti i Policisë akoma nuk ka dalë. Politika greke ka reaguar, ka pasur një reagim të partisë së Kryeministrit Tsipras, SYRIZA dhe një parti e vogël në Parlament. Ndërsa vrasja në kufirin shqiptaro-grek ka qenë gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike. Ne jemi në kontakte me oficerët e Policisë sepse kjo është rruga institucionale që ndiqet në shkëmbimin e informacioneve”, u shpreh ambasadorja Hobdari.

Pak ditë më parë, Petrit Zifle, 63 vjeç, u vra me çifte nga një anëtar i Agimit të Artë. 44-vjeçari i Agimit të Artë, Dhimitris Kuris, pasi e ka vrarë shqiptarin, e ka hedhur në një kanal në Dragotina, ndërsa është arrestuar 5 ditë pas ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Iu mohua “Topi i Artë”: CR7 do të marrë TROFEUN para Juve-Inter
Previous article DEKLARATA E FORTË/ Ish-shoku te Roma: QESHJA me PANUCCIN, fliste gjëra PA...

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT