Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pranuar kërkesen e studentëve duke anuluar nenin 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët. “Që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët” tha ministrja Nikolla sot duke i dhënë zgjidhje kërkesës së studentëve.
Pas kesaj, Nikolla ka pranuar edhe kerkesen nga këshillat studentorë që do ta miratojë me të dyja duart. Bëhet fjalë për kërkesat 2,3 dhe 4, për të cilat këshillat studentorë kërkojnë të krijohet një grup pune me përfaqësues nga ministria, këshillat dhe universitetet per t’i shqyrtuar.
Me anë të këtij vendimi, studentëve praktikisht ju plotësohet kërkesa që kishin për qeverinë.
Por, mesa duket gjuetarët politikë që gjuajnë për të përfituar nga studentët që protestonin për hesap të tyre vazhdojnë lojën e tyre.
Pasi çështja ka marrë zgjidhje, studentët vazhdojnë të përdoren nga politika e cila ka aktivizuar aktivistët e saj për të mbajtur gjallë një protestë e cila ka marrë zgjidhje, por që duhet të vazhdojë se ashtu i intereson opozitës.
Konkretisht po ju sjellim dy emra që merren me organizimin dhe përdorimin politik të studentëve që janë si Daniel Skenderasi – LSI, organizator në Korçë si dhe Denis Xibri, një ndër organizatorët më aktiv në Tiranë.
Është për të të ardhur keq kur sheh se si edhe ndaj studentëve të cilëve ju jepet zgjidhje, opozita përdor çdo mjet për të përfituar prej tyre duke shfrytëzuar çdo mundësi që i jepet.
Studentët që protestuan dje dhe sot për një kërkesë të tyren që mori zgjidhje, sot po përdoren nga opozita për të bërë politkën e ditës në kurriz të tyre. E ky është një problem edhe më i madh shoqëror e politik që studentët kanë sot, të cilit duhet t’i japin zgjidhje.