• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDALIMI I KAPSOLLAVE/ Policia kontrolle në TREGJET dhe DYQANET e tre qyteteve të ndryshme (VIDEO)
Home
Breaking News

NDALIMI I KAPSOLLAVE/ Policia kontrolle në TREGJET dhe DYQANET e tre qyteteve të ndryshme (VIDEO)

6 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Durrësit, Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 dyqane, supermarkete dhe pika shumicash dhe si rezultat i kontrollve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Kontrolle u zhvilluan edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare si p.sh.: kamerat e vëzhgimit apo fikëset e zjarrit.

Që prej fillimit të planit të masave kundër kapsollave 3 subjekte tregtare dhe 2 pronarë dyqansh janë dërguar në Prokurori. Përgjatë kontrollit të ushtruar në më pak se një javë, kanë kaluar në filter 1136 subjekte tregtare (dyqane, markete, supermarkete, tregje të shumicës).

 

Ndalimi i kapsollave bëhet pas urdhërit të Ministrisë së Brendshme ku ndalohet importi dhe tregtimin e kapsollave. Në këtë mënyrë marrin fund shpërthimet dhe plagosja e qytetarëve nga kapsollat, sidomos përgjatë ditëve të ndërrimit të viteve.

Ky kontroll i territorit për heqjen nga tregu të materialeve piroteknike, që përdoren masivisht në festat e fundvitit, vjen pas plagosjes së polices Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të “Astirit” tek parlamenti; dëmtimit në gishta që ajo pësoi pas sulmit nga një kapsollë.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Durrësit , Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 subjekte të ndryshme ( dyqane, supermarkete dhe pika shumicash).

Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO BËJ NJË BEB"/ Roza Lati flet për herë të parë për pritjen e ëmbël (FOTO)
Previous article KONFIRMON BOKSIERI SHQIPTAR/ Erzen Rrustemi: Shtyhet ndeshja kundër Ramirez deri në këtë datë...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT