• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KOMANDANTI YNË SHKEL ME KËMBË…”/ Artan Hoxha IRONIZON keq Metën: Hipokrizi. Uli flamurin për…
Home
Sociale

“KOMANDANTI YNË SHKEL ME KËMBË…”/ Artan Hoxha IRONIZON keq Metën: Hipokrizi. Uli flamurin për…

5 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mëngjesin e sotëm, Presidenca ka ulur flamurin gjysëmshtizë në nder të vdekjes s ëish Presidentit të Amerikës George H.W Bush.

Ky veprim duket se e ka irrituar gazetarin Artan Hoxha i cili nëpërmjet një statusi të gjatë në Facebook, ka sulmuar Presidentin duke i kujtuar jetët e shqiptarëve që po humbin në Greqi.

Më poshtë, AlpeNews.al ju sjell postimin e plotë:

“Flamuri gjysmeshtize i presidences dhe shqiptaret e vrare ne Greqi

Lajmi se:”Presidenca ul flamurin kombetar ne gjysmeshtize”…me zgjoi kete mengjes. 
Heu thashe, me ne fund dikush nga shtetaret tane u be burreshtetas dhe u ngrit ne lartesine e detyres. 
Jetet e gjashte shqiptareve te humbura brenda 10 diteve te fundit ne Greqi, ne rrethana te pasqaruara, te ekzekutuar me arme zjarri nga policia greke dhe pjestare te Agimit te Arte, apo te aksidentuar ne menyre te dyshimte, shtuar ketu dhe shqiptarit te shtate, 18 vjecarit te ekzekutuar dje, mendova se e paskan mbushur kupen. Presidenti thashe me vete e paska ndare mendjen.
Kupa u mbush dhe ai nuk mund te vazhdoje me duke shkelqyer me heshtjen e tij.
Shtate jete shqiptaresh te humbura per dhjam qeni brenda kaq pak ditesh, jane nje bilanc i vertete lufte.
Komandanti yne i Pergjithshem, qe shkel me kembe si askush tjeter cdo pellembe toke te ketij vendit, qe s’ka lene maje mali pa ngjitur, e paska bere si burrat.
Nga ngjarja e Bularatit me 28 tetor 2018, e deri tani, ai ka bere deklarate zyrtare vetem per nje palo parrulle me beze te bardhe qe dy te pagdhendur e futen brenda radheve te tifozeve ne nje ndeshje futbolli ku shkruhej se:”Nje greke me pak, nje bastard me pak”.
Asnje fjale me tej, as per RENEA-s qe asgjesoi pas kater oresh shkembimi zjarri nje terrorist te armatosur qe tentoi te ekzekutonte patrullen e Policise se Shtetit, as per marrshimin e turpit antishqiptar te nacional-fashisteve greke. Epo kete radhe, pas gjithe ketyre menxyrave qe kane ndodhur dhe sidomos vrasja e djeshme e nje 18 vjecari shqiptar krejt te pafajshem ne Kavala, ia paska ngritur qimet perpjete. Ia paska vrenjtur vetullat. Ia paska mbushur me duf e inat shpirtin, aq sa i paska rene me grusht tavolines, sa eshte dridhur jo vetem kabineti i tij, ushtaret e Gardes te dera, por deri dhe dashamiresit e tij te lokali-lloto i Gaz Demit. Ka leshuar piskamen dhe u ka kerkuar te veteve te ulin urgjentisht flamurin e presidences ne gjysmeshtize. Te lajmerojne mediat se ai do dale te flase vence, si di ai te flase kur e kap inati. Le te heshte Rama si shurdh-memec se mos i prishet humori Ciprasit, le te heshte ministri i jashtem Bushati, le te kafshoje gjuhen shefi i opozites apo qytetari digital(qe s’lene gje dhe rast pa folur), por ai gardiani i kushtetutes nuk mund te mbyllte sy e vesh e te mos sokellinte per gjakun e pafajshem te bashkekombasve te tij derdhur padrejtesisht rrugeve te Greqise.
Por lajmi aq shpresedhenes dhe krenarindjelles qe kisha pare pergjumesh ne ekranin e celularit kete mengjes, mu shemb sapo lava syte dhe mu kthjellua shikimi.
Oh c’kob, cfare hipokrizie.
Vertete flamuri kuqezi i presidences ishte ulur ne gjysmeshtize, por jo per shtate shqiptaret qe u kthyen me arkivol nga Greqia, por per Xhorxh Bushin(plakun) 93-vjecar qe nderroi jete nga nje semundje e rende…
Zoti ne qiell paste meshire per te gjithe bashkekombasit e mi…
sepse ne toke askujt nuk i behet vone per ne…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BURNLEY - LIVERPOOL/ Reds konsiderohen super favorit në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article TRONDITËSE/ Lautaro Martinez përfshihet në aksident, një grua mbetet e plagosur

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT