• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UNAZA E MADHE/ Largohen BANORËT e Astirit, PD sjell PROTESTUES nga Kamza e Paskuqani
Home
Politikë

UNAZA E MADHE/ Largohen BANORËT e Astirit, PD sjell PROTESTUES nga Kamza e Paskuqani

5 December, 2018 F.autor Politikë

Opozita ka bllokuar edhe sot në mbrëmje qarkullimin e automjeteve në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, duke protestuar kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Pjesë e kësaj proteste u bë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në mungesë të banorëve që po pakësohen çdo ditë e më shumë, organizatorët demokratë ishin përpjekur, që ashtu si çdo mbrëmje, të sjellin simpatizantë të tyret nga zona të tjera të Tiranës, që s’kanë asnjë lidhje apo interes me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Astirit.

Këtë e pohojnë edhe vet pjesëmarrësit në këto tubime siç ishte rasti i një të moshuari i cili duke folur me megafon në këtë tubim u shpreh sot se “në fakt jam nga zona e Shallvareve, por kam qenë edhe te protesta e teatrit”.

Por nuk kanë munguar edhe të ardhur nga zonat përreth Tiranës, si nga Kamza apo Paskuqani, të cilët gjithashtu protestojnë për “hallin” që ka zënë banorët e Astirit. “Unë nuk jam banorë i zonës, por kam ardhur nga Kamza të mbështesë banorët këtu”, tha një tjetër banor që foli në protestën e sotme.

Në fakt prej ditësh është parë një prani shumë rrallë e banorëve të zonës së Astirit në këto tubime, ndërsa protestën e kanë marrë në dorë plotësisht një grup i përhershëm përfaqësuesish të Partisë Demokratike. Një prej tyre është edhe Astrit Xake, një nga personat më aktiv gjatë këtyre protestave jo vetëm në Unazë por edhe para parlamentit. Ai është kryetari i PD-së për degën e Njësisë Nr.6 dhe në të gjitha këto ditë është një nga organizatorët kryesor të të gjitha protestave që kanë sjellë dhe bllokimin e qarkullimit në Unazën e Madhe.

Ndonëse nuk ka asnjë interes direkt pronësie për ndërtimet që preken nga zhvillimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, Xake ka patur një tjetër interes, atë politikë, ashtu si edhe shumica e atyre tashmë kanë dalë në protestë këto ditët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRITET 18 VJEÇARI SHQIPTAR NË GREQI/ Çfarë dëshmoi AUTORI në polici: E kam qëlluar...
Previous article "RRËNIMI"/ Një roman ndaj mafies së kontrabandës së armëve në "post-komunizëm"

F.autor

Postime të ngjashme

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT