Një 36-vjeçar është therur me thikë nga fqinji i tij gjatë ditës së sotme në Elbasan. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan dhe sherri mes tyre përfundoi në përdorimin e thikës, por fatmirësisht gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me mjetë prerës (thik) të 36 vjeçarit.Më datë 05.12.2018, rreth orës 16:50, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi L.L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A.Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.


