• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PJESË E TROJKËS/ Shqipëria merr kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020
Home
Politikë

PJESË E TROJKËS/ Shqipëria merr kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020

5 December, 2018 F.autor Politikë

Është miratuar me sa duket kandidatura e Shqipërisë për kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020.

Nga 1 janari 2019 Shqipëria bëhet pjesë e Trojkës. Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimit në “Twitter”. Shqipëria ishte kandidatura me potencialet më të madhe për të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020.

Osce

OSBE u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit.
Ajo sot vepron në tri fusha: ushtarako-politike, ekonomike-ekologjike dhe njerëzore. Ajo ka selinë në Vjenë dhe mbledh 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, të cilat së bashku përbëjnë pjesën më të madhe të hemisferës veriore.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – është forum dialogu politik për një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë si dhe platformë për veprim të përbashkët, me qëllim përmirësimin e jetës së

individëve dhe komuniteteve.

Përmes qasjes tërësore ndaj sigurisë, që përbëhet nga dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike, mjedisore, njerëzore dhe anëtarësimin përfshirës, OSBE-ja ndihmon në ngushtimin e dallimeve dhe
ndërtimin e besimit ndërmjet shteteve, duke bashkëpunuar në parandalimin e konflikteve, menaxhimin e krizave dhe rehabilitimin pas konfliktit. Me institucionet e saj, njësitë e ekspertëve dhe operacionet
në terren, OSBE-ja trajton çështje me ndikim në sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë kontrollin e armëve, terrorizmin, qeverisjen e mirë, sigurinë energjetike, trafikimin e personave, demokratizimin, lirinë e medias dhe pakicat kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEGJENDA BRAZILIAN I FUTBOLLIT/ Pele: Është e vështirë ta mbrosh Neymarin për...
Previous article Një ditë para performancës në "Kënga Magjike"/ Flori Mumajesit i ndodh e papritura (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT