Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e PD-në për Vettingun në Politikë. Zbardhen detaje nga opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin e Vettingut në Politikë.
Opinioni i klasifikuar kofidencial i ‘Venecias’ përmban 20 faqe ku edhe sugjerohet një zgjidhje alternative për Vettingun. Mbërritjen e draftit e ka njoftuar vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes së Këshillit Legjislativ. Draft, i cili sipas Ruçit do tu ofrohet grupeve parlamentare të partive.
Votimi i këtij projektligji do të bëhet më datë 14 dhjetor në Komisionin e Venecias ku edhe do të jenë të pranishëm 4 deputetë të PS, 2 të PD dhe 1 nga LSI.


