• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRAKTISI ROMËN PËR TË JETUAR NË TIRANË/ Italiani: Këtu kam gjetur Amerikën
Home
Sociale

BRAKTISI ROMËN PËR TË JETUAR NË TIRANË/ Italiani: Këtu kam gjetur Amerikën

5 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Klaudio, një italian rreth të 66-ave, thotë se në Tiranë ka gjetur Amerikën.

Sipërmarrës prej një jete ku riparonte automjetetet e koncensionarëve më në zë në Itali, me tre martesa prapa krahëve dhe një djalë 18 vjeçar që jeton me ish-të vjehrrën, ka marrë valixhet gati një dekadë më parë dhe ka vendosur të jetojë në Tiranë.

“Njerëzit kudo njësoj janë; ka të mirë e të këqij kudo, ashtu si edhe politika.

Kur kisha biznesin tim në Romë xhiroja 200-250 mijë eruo në vit. Por prej kohësh taksat ishin rritur aq shumë sa nuk ia vlente të punoja më.

Dy vitet e fundit nuk i dhashë asgjë shtetit. Mora paratë e u nisa.

Kam qenë në vendet më të bukura të Amerikës Latine, Xhamajka etj. Rërë, det dhe vajza, rërë, det dhe vajza. Çdo ditë njësoj.

E mbërrita këtu. Kam gjetur Amerikën. Njerëz të mirë, dashuri, me pensionin tim 700 euro jetoj mirë”, tregon Klaudio për gazetën Si.

Ai shprehet se çuditet që të rinjtë e sotëm as dinë të punojnë, as dinë të shijojnë jetën.

“Me se shëtisin botën të rinjtë e sotëm? I gjejnë të gjitha gati nga prindërit.

Kur i kam kërkuar për herë të parë babait biçikletën, më ka mësuar që duhet të punoja që ta blija vetë. Dhe sa më shumë më rriteshin dëshirat, aq më shumë punoja sepse nuk mund të pyesja tim atë për të njëjtën gjë, për të cilën ma kishte treguar rrugën. Këta nuk dinë. Ja shikoji…”, thotë ai.

Klaudio në fillimet e veta në Tiranë nisi një veprimtari me ortak shqiptar, një zgarë në Tiranën e Re, e më pas e kthehu në Spageteri pasi të gjithë mësuan që ishte italian dhe nuk mund t’i bënte kush tjetër më mirë pastat se ai.

Por nuk ka ndërmend të hapë ndonjë aktivitet tjetër.

Ai thotë se klima e biznesit është shumë e nderë, ka burokraci dhe shumë shpenzime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËNGËTARI SHQIPTAR PUBLIKON PAMJET/ Kështu e ka dekoruar shtëpinë luksoze për festat e fundvitit (FOTO)
Previous article "BABALJA"/ Apeli lë në burg Fredi Alizotin, detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi

F.autor

Postime të ngjashme

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT