• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I KATSIFAS/ 1000 ekstremistë grekë gati për në përkujtimoren, rreshtohen autobuzët në Greqi
Home
Sociale

EKZEKUTIMI I KATSIFAS/ 1000 ekstremistë grekë gati për në përkujtimoren, rreshtohen autobuzët në Greqi

5 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Njëmijë ekstremistë grekë priten të vijnë në përkujtimoren e minoritarit grek Kostandinos Kaçifa në Shqipëri këtë të shtunë. E ashtuquajtura Shoqata e Epirit të Veriut nga Athina dhe Selaniku ka vendosur autobuzë në dispozicion për transportin e qytetarëve grekë që do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të vdekjes së Kostandinos Kaçifës në Bularat të Gjirokastrës. Po ashtu, shumë të tjerë do të nisen me makina private, njoftojnë mediat greke për të 40-t e tij. Kaçifa u vra nga forcat RENEA në 28 tetor 2018, pasi qëllonte me armë.

Të paktën 1000 persona, shkruan media greke, duke cituar përfaqësues të Epirit të Veriut, pritet të marrin pjesë në përkujtimin e Kostandinos Kaçifës, që do të zhvillohet në fshatin e tij të lindjes në Bularat, në Shqipëri, të shtunën më 8 dhjetor në orën 11:00.

Disa prej pjesëmarrësve do të arrijnë në Bularat nga pjesë të ndryshme të Greqisë, pasi shoqatat e Epirit kanë vënë autobuzë në dispozicion, përveç atyre që do të nisen me makinat e tyre private.

Në këtë përkujtimore, tha Nikos Kaçikas, Presidenti i Shoqatës “Agios Athanasios”, do të marrin pjesë më pak njerëz sesa në funeral, por sërish interesi në botë është mjaft i lartë.

Nga Athina janë rezervuar deri në 4-5 autobuzë, në varësi të numrit të pjesëmarrësve deri në orët e fundit para nisjes. Autobuzët do të nisen nga Athina për në Bularat, mbrëmjen e së premtes. Kujtojmë se për funeralin e Kaçifës, nga Athina qenë nisur 9 autobuzë.

Po ashtu, një ose dy autobuzë do të nisen nga Selaniku.

Por, mediat greke shkruajnë se mbetet shqetësim se si do të veprohet me 60 grekë, të cilët qeveria shqiptare i ka shpallur “persona non grata” të padëshiruar në territorin e saj. Shumë prej tyre edhe nuk e dinë se janë në listën e Policisë shqiptare dhe rrezikojnë të shkaktojnë tensione në kufi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Alban TAFAJ: Tirana po VUAN nga keqmenaxhimi i klubit. Futbolli shqiptar ka nevojë për...
Previous article SIMEONE HUMB NJË GLADIATOR/ Lajm i keq për "YLLIN", do të OPEROHET

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT