Nderkohe qe banoret vijojne protesten kunder shembjes se banesave qe preken nga projekti i Unazes se Madhe, pa marre me pare demshperblimin per to, kryeministri Rama ka postuar sot nje video nga ecuria e punimeve ne kete kantier.
“MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga puna që vijon në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, në segmentin nga Farka drej Shkozës, ju uroj një ditë të mbarë #RrugetKombetare #perShqiperineQeDuam“- shkruan Rama.
Poshte videos nuk mungojne komentete e ndryshme nga ana e ndjekesve te tij ne FB, shume prej te cileve e akuzojne se po tallet, pasi para zgjedhjeve premtoi legalizim e pas tyre u shemb banesat.
“Bravo burra si ty i duhen shqiperise. Para votimeve i premton legalizimin dhe mbas votimeve i le mes kater rrugeve. Shqiptari ka vuajtur. Dhe do vuaj. Gjithe jeten e tij”- i shkruan nje komentues.



