Fatos Lubonja është shfaqur krah deputetit demokrat Klevis Balliu për të protestuar tek Astiri kundër prishjes së banesave paleje për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Analisti ka inkurajuar banorët që të mos braktisin banesat e tyre por të rrëzojnë qeverinë “Rama”.
Ai shprehet se qytetarët duhet të marrin shembull nga protestat në Paris.
Ndër të tjera, ai thotë se kauza e tyre është e drejtë dhe duhet të përmbyllet me fitore.
“Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë.
Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme.
Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin”, tha Lubonja.
“Nuk kam ardhur si gazetar, se detyrën si gazetarë e bëjmë përditë atje, s’kam ardhur as për të denoncuar këtë projekt kriminal se duket sheshit që është i tillë.
Unë kam ardhur për të materializuar atë që e kam thënë për media, që kjo nuk është vetëm një çështje e Astirit.
Unë kam ardhur si qytetar për të thënë se këtu duhët të jemi të gjithë.
Pastaj e dyta është që të japim kurajo këtyre njerzve se edhe këtë na japn kurajo neve.
Për të sjellë pak kuroja do iu tregoja edhe atë se çfarë bën rezistenca.
Një amerikane mbrojti një pemë që ishte 1 mijë vjecare që një kompani kërkonte ta prishte, nga këta si tonat, dhe kjo hypi në pemë dhe bëri një kasolle, qëndroi dy vjet në pemë dhe pema nuk u shemb.
Ky shembull është edhe këtu për ju, ato shtëpitë tuaja nuk mund t’i lini të prishen.
Po nuk u bashkuam të gjithë bashkë do na hanë një e nga një.
Kjo qeveri po shkon nga krimi në krim në mënyrë galopante”, u shpreh Fatos Lubonja.


