• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KONTRIBUTET/ Prezenca “austro-hungareze” në arkeologjinë shqiptare
Home
Kulturë

KONTRIBUTET/ Prezenca “austro-hungareze” në arkeologjinë shqiptare

4 December, 2018 enxhi.autor Kulturë

Konferenca e sotme, e cila erdhi si bashkëpunim mes Ambasadës Austriake në Tiranë, Institutit Shqiptar të Arkeologjisë dhe Muzeut Historik Kombëtar, kujton kontributin e misioneve austro– hungareze në arkeologjinë shqiptare si dhe synon të japi një panoramë të përgjithshme të rrugëtimit të tyre shkencor, të cilët me pasion dhe përkushtim, zbuluan dhe dokumentuan mjaft të dhëna arkeologjike për qytete të ndryshme antike të Shqipërisë.

Të dhënat më të hershme të kërkimeve austriake rreth pasurive arkeologjike të vendit tonë, vijnë nga arkeologu Karl Paç, i cili në fakt mbyll edhe serinë e udhëtarëve arkeolog në fillim të shek. XX.

Konferenca u hap me përshëndetjet e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi dhe Ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, të cilët theksuan se studimet arkeologjike në Shqipëri përjetuan një etapë të re gjatë viteve 1916 – 1918, ku Akademia e Shkencave të Vjenës në bashkëpunim me komandën e trupave austro – hungareze, të cilat kishin pushtuar pjesën më të madhe të territorit tonë, organizuan ekspedita informative me qëllimin identifikimin dhe grumbullimin e objekteve të ndryshme arkeologjike, dhe si rrjedhojë duke realizuar një vlerësim paraprak mbi pasurinë arkeologjike të Shqipërisë, si dhe fazat historike të këtij territori.

Një pjese e këtyre objekteve arkeologjike, të identifikuara prej arkeologëve austriakë, janë përfshirë si pjesë e ekspozitës arkeologjike të përhershme në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar, ku veçojmë mozaikun e ashtuquajtur Bukuroshja e Durrësit, ndër punimet e para të artit muziv të dëshmuar në territorin tonë, të datuar në fund të shek. IV – fillimi i shek. III p. Kr., zbulimi i saj në vitin 1958, u realizua pikërisht falë njoftimeve të shënuara më parë nga Prashniker.

Një objekt tjetër i ekspozuar në muze, identifikuar nga Prashniker e Shober, është stela e varrit e njohur si e Falakrës dhe Neagenës, datuar në fund të shek. III – fillimi i shek. II p. Kr.; po ashtu, një gjetje mjaft interesante përbën edhe portreti prej mermeri i perëndisë Silen, identifikuar fillimisht nga arkeologu austriak K. Paç, në muret e manastirit të Apolonisë.

Kjo konferencë u mundësua nga Sabine Ladstatter dhe Alexander Sokolevic nga Instituti Arkeologjik Austriak në bashkëpunim dhe me arkeologët e profesorët shqiptarë si Neritan Ceka, Luan Përzhita dhe Bashkim Lahi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM SPEKTAKOLAR/ Federata Botërore: Shqipëria vend organizator në botërorin e...
Previous article I KA DHËNË TROFE REALIT/ Ramos ia PLAS TË QARËS" për "Topin e Artë": Kur do ta FITOJ UNË...?

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT