• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E HODHI NË KANAL/ Detajet: Si anëtari i “Agimit të Artë” e VRAU në pritë shqiptarin nga Berati
Home
Breaking News

E HODHI NË KANAL/ Detajet: Si anëtari i “Agimit të Artë” e VRAU në pritë shqiptarin nga Berati

4 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja 63-vjeçarit shqiptar në Korfuz të Greqisë, Petrit Zifle, nga Berati, i njohur në fshatin ku banonte me emrin, Petro, ka ngjallur mjaft zemërim dhe debat në shtetin fqinj. Fillimisht policia dhe shumë prej mediave e hodhën poshtë motivin racist të këtij krimi të rëndë, të kryer nga një anëtar i ‘Agimit të Artë’.

Por konfirmohet se autori i vrasjes është një 44 vjeçar nacionalist ekstremist, i cili pasi është arrestuar nga forcat e policisë ka pranuar në rrëfimin e tij krimin e kryer.

Mediat vendase sot kanë raportuar, edhe detaje të reja nga ky krim i kryer me gjakftohtësi. Mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri në një lokal në fshat. Zifle dhe 44-vjeçari grek kanë  shkëmbyen fjalë dhe komente raciste. Sipas dëshmitarëve, zanafilla e debatit ishte emri i Maqedonisë, por  më pas situata u përshkallëzua kur përfaqësuesi i ‘Agimit të Artë’ shpërtheu në thirrje raciste, kundër emigrantëve shqiptarë në Greqi. Klientët, që ishin në lokal kanë arritur që ti ndajnë nga njëri-tjetri, por pas kësaj shtetasi grek e ka kërcënuar Petrit Ziflën, se do ta vriste.

Më pas, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Dragonit-Spartero, në pjesën jugore të Korfuzit, anëtari i ‘Agimit të Artë’ pa në rrugë 63-vjeçarin dhe, pasi mori armën, e qëlloi me dy plumba. Viktima u gjet në një kanal të nesërmen nga kalimtarë. Ndërkohë arma e krimit u gjet në një zonë të pyllëzuar prej rreth 3 kilometra më larg. Pasi pranoi krimin, autori i tha policisë se 63-vjeçari Petrit Zifle e kishte sharë dhe ofenduar. Ndërkohë shumë organizata në Greqi janë solidarizuar dhe kanë dënuar vrasjen duke e lidhur atë me motivet raciste. Vrasjen e Petrit Ziflës e kanë dënuar dhe deputetë të partisë SYRIZA dhe Komiteti i Helsinkit në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI ME GRIP? Këto janë 5 pozicionet gjatë seksit që nuk sëmurin edhe partnerin
Previous article PROTESTAT MASIVE "MUNDIN" SPORTIN/ “Luftë” në Paris, shtyhet SUPER ndeshja (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

NDARJA NGA JETA E ISH-BASHKËSHORTES SË ALBAN HOXHËS/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve Aktualitet

NDARJA NGA JETA E ISH-BASHKËSHORTES SË ALBAN HOXHËS/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT