“Kënga Magjike” u duk sikur nisi gabim. Doli krejt papritur Arditi në skenë tha “Mirëmbrëma” teksa diçka shikonte në telefonin e tij me kokën ulur. Filloi sigla e nisjes dhe kur u rikthye në skenë falenderoi publikun për bashkëpunim. Ata qëndruan urtë sepse e dinin që ishte vetëm një lojë për të na dhënë një mesazh të fuqishëm. Jemi të varur nga teknologjia dhe nuk duhet.
Kjo “Këngë Magjike” qenka konceptuar me shumë mesazhe. Në vetëm 15 minutat e para pati edhe të tjera. Arjola dhe Nevin dolën të veshura me kostume burrash për të treguar që gratë nuk janë objeke për t`u ekspozuar. Është vetëm fillimi.



