Getoari i Marinës dhe Krenari i Luanës ishin armiq e jo ashtu kot, por me gjyqe madje. Krenari kishte goditur njëherë Ledrin, mik me Getoarin në atë kohë dhe arsyeja ishte Dafina Zeqiri. Tani kjo është histori e shkuar. Geti dhe Krenari i kanë gratë motra. Krenari nuk është i zyrtarizuar akoma, ama me baxhanakun ka kofidenca. “Me telefon tri Mustaf poo”, shkruan në foton e Getit, Krenari. I dalloka edhe cilësitë e fotove e telefonin me të cilin janë bërë. Po kështu me kodet e tyre edhe Geti ia ktheu: “Ahahaah e foto e vjetër Skënder”. Kështu të dashurit e Marinës dhe Luanës e paska shkruar mirë bashkë. Po ç`të bëjnë janë gratë në mes. Duan s`duan, do duhen.



