• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKËMBIMI I TERRITOREVE/ Majko: Kam qenë kundër që kur u hap tema
Home
Politikë

SHKËMBIMI I TERRITOREVE/ Majko: Kam qenë kundër që kur u hap tema

3 December, 2018 F.autor Politikë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është shprehur sërish sot kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. I ftuar i Adi Krastës në emisionin “A show” në News24, Majko tha se ka qenë kundër që kur kjo temë është hapur për herë të parë.

Ai foli për mbledhjen e fundit të dy qeverive në Pejë, për të cilën tha se ishte një nga mbledhjet me konkrete për sa i takon marrëveshjeve.

Majko u shpreh se tani gjërat janë më të qarta dhe konkrete, ka data ekzakte për t’u realizuar këto marrëveshje.

Vijmë tek një problem tjetër Ballkanik dhe jo vetëm por edhe Europian. Çfarë informacioni keni ju për një marrëveshje të pashkruar, por të folur mirë nëpër tavolina dhe tryeza takimesh, në rrethanat  kur kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Kosovës dhe i Serbisë të kenë rënë dakord, që të mos ndalohen përpjekjet, pavarësisht kundërshtisë nëpër vendet respektive, që të ketë një shkëmbim territoresh në Kosovë dhe që Veriu i Mistrovicës ti kalojë Serbëve dhe Medvegja dhe Bujanovci t’i kalojë Kosovës, për një, ndoshta, bashkim të ardhshëm hipotetik me Shqipërinë. Cila është analiza juaj në këtë rast?
Gjete personin e gabuar për t’i kërkuar një analizë negociatash mes një pale shqiptare dhe serbe.

Ti je kundër negociatave mes palësh shqiptare dhe palës serbe?
Unë nuk është se jam kundër negociatave dhe nuk besoj se më takon mua të jem protagonist në një negociatë shqiptaro-serbe. Në këtë gjykimin tim gjakftohtë nuk besoj se dal kundër negociatave apo një negociate në ajër mes një pale shqiptare dhe serbe.

Je pro apo kundër shkëmbimit të territoreve?
Kam qenë kundër që kur kjo është hapur si temë dhe kam bërë një debat me një mik shumë të veçantë, me Rexhep Qosen në publik vite më parë.

Më bëj një analizë të shkurtër mes raporteve të sotme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ti ishe në mbledhjen e Pejës?
E mendoje se s’do të isha?

Nuk të pashë të bëje ndonjë shoë personal. 
Në Kosovë unë jam në shtëpinë time, sepse konsiderohem vizitor dhe mikpritës.

Je i shqetësuar ti për një raport relativisht të paplotë dhe jo domosdoshmërisht bazuar mbi një platformë interesante bashkimi dhe kohezioni mes Shqipërisë dhe Kosovës aktualisht? Të rezulton se janë më të ftohta me njëra-tjetrën?
Mbledhja e fundit ishte një nga mbledhjet me konkrete në këndvështrimin tim për sa i takon marrëveshjeve. Tani gjërat janë më të qarta dhe konkrete, ka data ekzakte për t’u realizuar këto marrëveshje. Pra maksimumi brenda gjashtë mujorit të parë të vitit gjërat do të nisin, duke filluar me doganat e Durrësit që do përdoret edhe për Kosovën, apo kufiri që do të jetë i hapur  mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Politika ka një problem të madh me administratat e të dyja shteteve tona. Mentalitetet e tyre kanë nevojë të nxiten, por unë në këtë pikë i vë faj më shumë administratës shqiptare.

Ti je ministri i diasporës. Ç’është kjo diasporë për ty?
Është e dyta e gjithçkaje që ka të bëjë me konceptin shqiptar, është jeta e dyte, historia e dytë e pashkruar, është mënyra e dytë se si ne e përjetojmë botën dhe do të jetë rilindja e dytë, ashtu siç e kuptoj unë, e një kombi që shtrihet nga Alaska deri në Australi.

Në jemi të shpërndarë në të gjithë botën por rizbulojmë veten duke gjetur shqiptare nga Ukraina deri në fshatrat më të humbur të Italisë, me arbëreshët tanë, dhe jemi duke rindërtuar Adn, por jo And ashtu siç e mendojmë ne, me një lidhje me dërgesa librash e kështu me radhë, por  të një kombi që po funksion në një mënyrë të re.
Jemi ndër kombet e rralla si Izraeli dhe Irlanda dhe disa kombe të tjera, që i kanë të gjitha gjasat të funksionojnë brenda një projekti të jashtëzakonshëm që quhet Kombi Global. Por këtë histori të re teknologjike qe po vjen asgjë nuk është çudi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELISA SPIROPALI/ Pse bashkimi shqiptarëve do na shpëtojë nga kompleksi i kombit të vogël
Previous article MESSI DHE CR7 HAPIN KRAHUN/ MODRIC fiton “Topin e Artë” pas 10 vitesh dominim

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT