Lufta politike për pushtet politik duket se ëhstë mbizotëruese ndonjëherë edhe më shumë se familja për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. E ftuar në Report tv, Monika Kryemadhi deklaroi se “armikut nuk i jap asnjë pikë ujë, qoftë edhe po ta dojë për fëmijën tim”.
“Jo nuk e kemi, por shumë shpejt do ta kemi, brenda janarit, do kemi një kandidat, dhe do jetë kundër kandidatit të Ramës për Tiranën. Edhe fëmija im po të jetë kandidat për Ramën, unë nuk ia jap votën. Unë jam me parimin: Armikut nuk i jap asnjë pikë ujë, qoftë edhe po ta dojë për fëmijën tim”, deklaroi Kryemadhi.


