• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ “Shpërthen” shkrimtari: U ther si qen dhe u hodh…
Home
Sociale

VRASJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ “Shpërthen” shkrimtari: U ther si qen dhe u hodh…

3 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shkrimtari dhe studiuesi shqiptar Gazmend Kapllani i cili jeton në SHBA ku dhe jep mësim në një kolegj pas largimit nga Greqia, ka reaguar lidhur me vrasjen shqiptarit Petrit Zilfa  në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë.

Kapllani i ka bërë thirrje shtetit shqiptarë që të mos heshtë, pasi ndryshe heshtja në këtë rast është bashkëpunim  në krim.

Ndërsa e quan si një prift të dështuar, ai shpreson që kryepeshkopi Anastas Janullatos të ngushëllojë ehde familjen e të ndjerit Petrit Zilfa, siç bëri në rastin e Katsifës “një talibani me kallash që urrente cdo gje shqiptare dhe njerezore rreth vetes”.

Postimi i plotë:

“Pardje në Korfuz të Greqise, një 62 vjeçar emigrant Shqiptar, Petrit Zilfa, u ther si qen dhe u hodh në hendek nga një nazist i Agimit të Arte. Në mediat greke ka heshtje të plotë për këtë ngjarje. Policia greke mundohet t’a mbuloje duke bërë fjale për sherr banal.

Personalisht jam kercenuar shpesh nga fashistet në Greqi dhe ishte një nga shkaqet kryesore që me beri të ikja nga Greqia. Kjo nuk është as vrasja e pare e një emigranti në Greqi – jo vetem Shqiptar – as e fundit. Por në këtë moment të paranojes nacionaliste në Greqi vrasjet dhe sulmet ndaj Shqiptareve (sidomos) por dhe emigranteve të tjere mund të marrin permasa masive dhe vrastare të papara deri më sot.

Pervecese vete emigrantet dhe pjesa anti-fashiste e shoqerise greke duhet të organizohen që te parandalojne masakren, shteti shqiptar nuk mund të heshte dhe të bej sikur nuk po ndodh asgje.

Eshte bashkepuim me krimin heshtja në këtë rast. Te kerkoje me ngulm nga autoritetet greke sqarimin dhe ndjekjen e ngjarjes. Te sensibilizoje ambasadoret e BE-se në Tirane në lidhje me klimen e urretjes (të krijuar dhe të ushqyer cdo dite nga media, kisha, politikane) që perjetojne emigrantet Shqiptare dhe në pergjithesi emigrantet dhe pakicat në Greqi. Te ndaloje menjehere hyrjen në Shqiperi të çdo individi të lidhur direkt apo indirekt me grupet naziste dhe ultra-nacionaliste greke.

Dhe shpresoj që Hiresia e tij Anastasi, që mund të luaj një roj paqesor mes dy vendeve dhe që aq i gatshem ishte të ngushellonte familjen e Kafices, një talibani me kallash që urrente cdo gje shqiptare dhe njerezore rreth vetes, te ngushelloje edhe familjen e të ndjerit Petrit Zilfa: një njeriu paqesor që u ther si qen vetem për shkak të origjines se tij, sepse nuk mund të pranonte ofendimet e renda të një nazisti.

Ndryshe, për mua të pakten, është një prift kryekeput i deshtuar dhe hipokrit. Boll me! Basta Ya!”/Faxweb/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER TALENTI BRAZILIAN/ Ka shënuar 18 GOLA: Në JANAR më prisni në MILANO
Previous article PLAS SKANDALI/ Shorti i Ligës së Kombeve, media britanike: UEFA e MANIPULOI sepse...

F.autor

Postime të ngjashme

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO) Aktualitet

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO)

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT