Dy shqiptarë ranë në pranga nga policia italiane si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Hetimet nisën gjashtë muaj më parë, me arrestimin e një trafikanti shqiptar të cilit ju gjetën në shtëpi kokainë me vlerë rreth 300 mijë euro. Ndërkohë, tashmë policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të tjerë të moshës 40 dhe 45 vjeç.
Atyre ju konfiskuan 9 kg kokainë, katër pistoleta, katër pistoleta gjysmë automatike si dhe dyqind predha, në autostradën Vipiteno, ku kalojnë zakonisht kamionët me pesha të rënda. Kamioni transportonte pemë krishtlindjesh dhe lule nga Holanda, ndërsa brenda tij qentë antidrogë nuhatën praninë e lëndës narkotike. Lënda narkotike ishte futur në qese plastike dhe ishte fshehur në mesin e luleve, ndërsa armët ishin fshehur në pjesën e poshtme të rimorkios. Kamioni kishte si destinacion Shqipërinë.
Mediat lokale italiane shkruajnë se vlera totale e drogës nëse do të shitej në tregun me pakicë do të sillte 10 milion euro.


