Mediat greke japin detaje të reja lidhur me vrasjen e 63-vjeçarit shqiptar ne Korfuz, disa ditë më parë.
Këtë të hënë, mediat helene raportojnë se viktima Petrit Zifle, u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në Dragotina, Korfuz.
Siç thonë banore të zonës, Zifle ishte konfliktuar me fjale një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik.
U zbulua se autori ishte pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.
Autori kishte hapur debat me shtetasit jo grekë dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle.
Personat e tjerë ne lokal i ndajnë dhe greku largohet duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi e quanin edhe Petro.
Më pas, ai i bën prite dhe vret shqiptarin, të cilin e hedh më pas ne një kanal, ku u gjet te mërkurën e javës së shkuar.


