Reforma në drejtësi për Austrinë është një provë e kaluar e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Ndaj nga Apolonia, ambasadori Johan Sattler tha se qerrshori tashmë do të jetë test për politikën.
Disa ditë pasi shenjestroi opozitën duke i kërkuar ti rikthehet jetës institucionale, ambasadori i Autrisë në Tiranë, këtë herë i ka dërguar një thirrje të fortë të gjithë klasës politike.
Duke zgjedhur qytetin antik të Apolonisë për të dhënë mesazhin e qartë, ai u shpreh se hapja e negociatave të integrimit është në dorën e vetë shqiptarëve.
Johann Sattler: Politika ka gjithmonë rol të veçantë në Shqipëri. Ne kemi presidencën e BE dhe qëllimi kryesor është që i gjithë Ballkani, e në veçanti Shqipëria, të afrohet me Unionin.
Sattler e vlerëson të kaluar testin për reformën në drejtësi, ndërsa është optimist për ngritjen e institucioneve të reja.
Johann Sattler: Reforma në drejtësi është një prej shembujve pozitive që tregon se Shqipëria po ecën përpara. Javën e ardhshme do të kemi takimin e shumëpritur të prokurorëve dhe gjyqtarëve për ngritjen e KLP dhe KLGJ. Dhe besoj se kjo rrugë do të vijojë.
Ambasadori ishte në Apoloni në 100 vjetorin e bashkëpunimit Shqipëri- Austri në fushë e arkeologjisë.


