• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME 5 FËMIJË TË MITUR/ Rrëfimi i burrit: Gruaja më ka ikur, më ka lënë vetëm, por unë…
Home
Sociale

ME 5 FËMIJË TË MITUR/ Rrëfimi i burrit: Gruaja më ka ikur, më ka lënë vetëm, por unë…

3 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

U martua para 17 vjetëve me mesitni. Por martesa e Zejnullah Tërstenës nga Ferizaj me A. Hoxhën, 33 vjeçare, nuk zgjati më shumë se 17 vjet. Ajo, më 29 nëntor, u largua nga shtëpia duke lënë pas 5 fëmijë. I madhi 16 dhe i vogli 7 vjet. Burri i saj, Zejnullahu, e ka lajmëruar rastin në polici, ndërkohë thotë se gruaja i doli nga shtëpia të enjten që lamë pas. Policia po i vazhdon hetimet. Vendndodhja e 33-vjeçares ende nuk dihet

Policia e Kosovës është në kërkim të A. Hoxhës, 33 vjeçe, nga Ferizaj. Ajo u raportua e zhdukur të enjten që e lamë pas nga ana e bashkëshortit të saj, Zejnullah Tërstena. Ai thotë se gruaja i doli nga shtëpia pasditen e së etjes, duke e marrë vetëm një pallto me vete, e duke i lënë 5 fëmijë dhe burrin në shtëpi.

Gazeta Express, të hënën, ka qëndruar në shtëpinë e Zejnullahut. Ai ka dhënë detaje rreth martesës me gruan e tij.

Zejnullahu thotë se dyshon që gruaja i doli nga shtëpia për një njeri tjetër. Ai dyshon se ajo ka krijuar lidhje me një person dhe se me të njëjtin ajo është larguar.

“Ajo nëse nuk ka dashtë me nejtë, mos të rri. Me zor kërkush kërkond nuk mund me e ndal. Nga data 29 ajo ka dalë nga shtëpia. Unë me të kam qenë i martuar që 17 vjet. Më herët ia pata zanë dy telefona, pa karta kishin qenë ata. Aty pata ushtru dhunë në të. Unë i pata thanë nëse ka naj sen, i pata thanë trego”, tregon Zejnullahu.

Por, tutje, Zejnullahu tregon se gruaja e tij, fshehtas tij, i kishte mbajtur disa telefona me vete. Madje ditën kur ajo u largua nga shtëpia, ai tregon se ajo kishte qenë duke folur me dikë në telefon.

“Unë javën e kalume erdha në shpi. Gruaja ke te shporeti i druve. Unë e pashë që ajo gjuajti diçka pas shporetit. Kur u afrova po e shoh, një telefon e kishte gjujt aty. Ajo në ato fjalë, iku nga dhoma. Unë thashë shkoi jashtë shtëpisë. Unë në atë moment shkova te miqtë (familja e grusë), me iu tregu se çka ka ba ajo. Por ajo, kur kam dalë unë ishte kthy në shtëpi e ka marrë një pallto edhe është larguar. Më që nga ajo ditë, ne atë nuk e kemi pa”, tregon ai.

E gjithë këtë punë, Zejnullahu e ka raportuar në polici.

“Ne që pesë ditë nuk e dimë nëse e ka mbytë najkush. Apo çfarë ka ndodhë me të.  Nuk di se çka të them për një grua që i len 5 fëmijë dhe ikë me tjetrin”, rrëfehet tutje i zoti i shtëpisë së familjes Tërstena nga Ferizaj.

Ndërkohë, për gjithë këtë punë, policia e stacionit rajonal në Ferizaj, janë duke i vazhduar hetimet.

Nga aty thonë se ende nuk e kanë zbuluar vendndodhjen e 33-vjeçares.

“Ne jemi duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë punë. Unë mund t’ju konfirmoj se me datë 29.11.2019-18:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, i ka thënë gazetës, Basri Shabani nga policia rajonale në Ferizaj.
E fëmijët e 33-vjeçares janë duke kërkuar që nëna e tyre t’iu kthehet në shtëpi.

Zejnullahu thotë se do ta pranojë atë, por që fillimisht duhet t’i sqarojnë të gjitha rrethanat se përse ajo u largua nga shtëpia

“Nëse ajo kthehet, ne do t’i flasim të gjitha gjërat bashkë. Do t’i sqarojmë të gjitha gjërat”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ ZBULOHET FITUESI: CR7 dhe Griezmann bojkotojnë ceremoninë e "Topit të Artë"
Previous article NUK QENKA MIRË/ Spalletti: Përjashtimi im i DREJTË. Penalltia? Ishte edhe e Manolasit…

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT