• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GREQI/ Kapet rreth 70 milionë euro droge e përpunuar në trajtë çokollate
Home
Aktualitet
Kronikë

GREQI/ Kapet rreth 70 milionë euro droge e përpunuar në trajtë çokollate

6 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

Policia bregdetare greke thotë se ka sekuestruar sasinë më të madhe të kanabisit që është kapur ndonjëherë. Plot 6,2 ton kanabis i përpunuar në trajtë çokollate, është gjetur në bordin e një anijeje rimorkiator që po lundronte në jug të ishullit të Kretës.

Policia bregdetare greke publikoi një njoftim për shtyp mbrëmjen e të mërkurës, ku jep disa detaje mbi operacionin, që u krye në bashkëpunim me agjencinë europiane të kufirit Frontex, që disponoi një avion të vetin. Në operacion kanë marrë pjesë forcat speciale, të cilët edhe kanë kryer të shtëna paralajmëruese, pasi ekuipazhi i rimorkiatorit nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.

Më pas rimorkiatori me emrin “Andreas” është drejtuar për në molin e Agia Galinit, ku është ushtruar një kontroll i imtësishëm, ku u përdorën edhe qenët e zbulimit të drogës. Në vende të ndryshme të anijes, në zgafella të posaçme ishin fshehur 241 paketa me kanabis të përpunuar në formë çokollate. Policia bregdetare thotë se deri tani janë zbuluar 6.178 kilogramë.

Sipas komunikatës, vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në 70 milionë euro. Gjashtë pjesëtarët e ekuipazhit, që të gjithë shtetas sirianë, janë arrestuar. Po vazhdojnë kërkimet, se mos në bordin e anijes ka dhe sasi të tjera droge, ndërkohë që policia bregdetare greke thotë se po vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me autoritetet e shteteve të huaja.

Autoritetet greke nuk kanë njoftuar se nga ishte nisur rimorkiatori i ngarkuar me drogë. Sipas disa burimeve të shtypit grek, ishte nisur nga Libia, ndërsa sipas disa burimeve të tjera, nga Qipro./ tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas njohjes së Jeruzalemit nga Trump, fillojnë protestat në Gazë dhe Turqi (VIDEO)
Previous article Publikohen fotot sekrete nudo të Rihannës, të cilat vetëm ajo i dinte

g.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT