Fotografi italian Paolo Roversi ka zbuluar disa fotografi të papara ndonjëherë të këngëtares në prag të albumit të saj të shumëpritur në 2016, ANTI. Foto të cilat duhet të ishin sekret për publikun deri në momentin e publikimit të albumit.
Pasi u takuan për herë të parë në 2014, Roversi shkrepi fotot në studion e tij në Paris, duke punuar për të njëjtin format klasik 8 x 10 që ai ka përdorur për 20 vite.
Fotot janë përdorur për kopertinën edicionit muzikor të D në 2015, që shënon edhe marrëdhënien e afërt artistike midis të dyve.
Në një bisedë me Vogue, fotografi ka folur rreth punës me këngëtaren, duke shpjeguar: “Ajo është fantastike, një artiste e vërtetë. Ne punuan në studion time për dy ditë. Prezenca e saj ishte e jashtëzakonshme, mënyra se si lëviz, vetëbesimi, kontrolli mbi trupin e saj, energjia, sensualiteti. Ajo e di shumë mirë fuqinë që ka. Ajo është një artiste, jo vetëm një fytyrë e bukur.”
Roversi, i cili u bë i njohur duke fotografuar Naomi Campbell dhe Kate Moss, së fundmi është shprehur për Vogue: “Një foto mode për mua gjithmonë është një portret; në fakt, është një portret i dyfishtë, të gruas dhe fustanit të saj.”
Për seritë e Rihanna-s, Roversi fotografoi shumë imazhe për fushatën e saj të albumit “ANTI”, duke krijuar kopertina për këngët e saj, “Bitch Better Have My Money,” “Kiss it Better,” dhe “Needed Me.”







