Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Kryemadhi ka qenë e shoqëruar me Kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe se takimi në selinë blu ka zgjatur vetëm pak minuta.
Mendohet se gjatë takimit është diskutuar situata politike në vend, çështja e mandateve të deputetëve dhe aksionet e opozitës së bashkuar.


