• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Teksa partneri kërkohet për trafik droge, Suada Sherifi bën veprimin e parë publik (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Teksa partneri kërkohet për trafik droge, Suada Sherifi bën veprimin e parë publik (FOTO)

3 December, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj.

Emri i tij tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia. Ndërsa Suada nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen, i vetmi reagim është ndryshimi që bëri në rrjetet sociale.

Ajo vendosi që të ndalonte komentet në fotot e saj të Instagram-it. Pavarësisht se të gjitha komentet që i janë bërë më herët nëpër postime ish-Miss-it shfaqen, nuk keni të drejtë që të komentoni pasi do t’ju shfaqet një tabelë ku shkruhet: “Komenti nuk mund të postohet”.

Në këtë mënyrë ajo ka vendosur që të ndalojë të gjitha reagimet negative lidhur me partnerin apo për të.

Mediat zbuluan se Eldi Dizdari është në kërkim nga policia për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës.

Sipas burimeve policore dyshja pati një konflikt jashtë lokalit, rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë. Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet një sasi e konsiderueshme kokaine. Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe mes tyre për sqarim hyri biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi ndërsa një burim  pohoi para një viti se i riu udhëtonte shpesh për çështje pune jashtë kufijve shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HERONJTË E REAL MADRID"/ Solari huazon PLANIN B të Zinedine Zidane
Previous article AKSIONI OPOZITAR/ Kryemadhi takon Bashën, çfarë u diskutua

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT