• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAFIA SHQIPTARE MË E FUQISHMJA”/ Prokurori italian: Jemi të shqetësuar. Fshihen… (VIDEO)
Home
Sociale

“MAFIA SHQIPTARE MË E FUQISHMJA”/ Prokurori italian: Jemi të shqetësuar. Fshihen… (VIDEO)

2 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prokurori italian, Nicola Gratteri, prej vitit 2016 është në krye të Departamentit të Antimafias italiane të Katanzaros në rajonin e Kalabrisë.

Prej vitit 1989, ai është nën mbrojtjen e shtetit dhe në linjën e parë të luftës kundër mafias kalabreze Ndrangheta.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kreu i antimafias kalabreze shprehet se tashmë edhe mafia shqiptare renditet tek ato më të fuqishmet.

Nicola Gratteri: Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë dhe do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importojë sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata marijuanë të trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të shqetësuar.

Prokurori i Antimafias italiane shpreh shqetësimin e tij dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Nicola Gratteri: Ajo çka vëmë re është se për fat të keq sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe lufta e policisë shqiptare në këtë drejtim është pak e butë. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Shikojmë një sistem drejtësie majft të ngadaltë e jo në të njëjtin dimension me aktivitetin kriminal që ekziston në Shqipëri.

Por a investon mafia shqiptare në Itali?

Nicola Gratteri: Është e dukshme se mafiet e huaja që shesin drogë në Europë investojnë paratë e tyre e përfitimet nga aktiviteti kriminal në Europë dhe mafia shqiptare nuk bën përjashtim. Ne mendojmë se mafia shqiptare po investon dhe po blen në Europë.

Prokurori italian shton se ka të dhëna që pjestarë të Ndraghetës strehohen në Shqipëri.

Nicola Gratteri: Po ka ndranghetistë që fshihen në Shqipëri. Shkojnë në Shqipëri për aferat e tyre kriminale e rrinë të qetë sepse është më e lehtë për t’u fshehur në Shqipëri si persona në kërkim sesa në Itali./Ora News/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I BIEN ME NJË VRIMË FYELLIT"/ KOSOVA në Grupin A: Shikoni si e komentojnë mediat SERBE, e quajnë...
Previous article SUPERSFIDA/ ROMA-INTER: Ja si do rreshtohen dy ekipet në "Olimpico" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT