• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E BABAIT NGA POGRADECI/ “Kam 6 muaj që nuk e kam takuar vajzën, kisha frikë se do më fuste…” (VIDEO)
Home
Sociale

HISTORIA E BABAIT NGA POGRADECI/ “Kam 6 muaj që nuk e kam takuar vajzën, kisha frikë se do më fuste…” (VIDEO)

2 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E diela Shqiptare” i pranishëm ishte Altini nga Pogradeci. Ai ka një problem të ashpër me vajzën, e cila ka pasur një lidhje jashtëmartesore me të cilin ka dhe një fëmijë. Ky i fundit është “molla e sherrit” mes babait dhe vajzës.

Por çfarë ka ndodhur dhe si është historia?

Altini: Zonja Eni të falenderoj jashtë mase, ti je Perëndia, Zoti i madh. Kam besim vetëm tek ty.

Më pas në studio vjen Fatbjola dhe kërkonte që ta shoqëronte zonja Eni. Altini na tregoi se ka 6 muaj që nuk e ka parë vajzën e tij, pasi nuk flasin.

“Kam 6 muaj që nuk e kam parë, kisha frikë se mos me fuste në burg”.

Altini: Ajo është plaga ime. Ajo e di sa më digjet shpirti mua, pasi ka fëmijë vetë. Të kam rritur një kilogram mish.

Fatbjola: Nuk kam nevojë, për këto lotë krokodili, kur më doje kaq shumë, pse më përzure? Largoju, qëndro atje…

Altini: Vdektë babi për ty. Të keqen babi…

Altini afrohet afër vajzës së tij, por ajo i lutet që të largohet.

Fatbjola: E kam parë vetë më sytë e mi. Shko atje.

Altini: Mos u merr me gënjeshtarë që të kanë dërguar…

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur, sepse mua më është dashur shumë punë ta sjell Fatbiolën këtu?Ju lutem ta themi gjithçka në këtë seancë.

Altini: Unë zonja Eni kam ikur në Greqi në 15 Nëntor të vitit 2017. Më merr gruaja në telefon më thotë që Fatbjola është shëndoshur, i është bërë barku i madh. Kam ardhur, e kam përqafuar. Më tha vajza kam mish të huaj. Edhe gruaja ashtu më tha. Koha kalonte dhe barku i saj rritej. Kur e dërgova në spital e pyeta, a ke frikë? Mora gruan dola mënjanë dhe i thashë vajza është shtatzënë. Por ajo e gënjente nënën e saj. Të hënën i kam thënë do ikim Pogradec.

Fatbjola: Unë kam ikur vetë nga shtëpia, nuk kam ikur me tre persona. Përse më ke thirrur këtu?

Altini: Të kam thirrur se më vjen keq për ty, sikurse të vjen dhe ty për fëmijë tënd.

Fatbjola: Më mori zonja Eni dhe më mbajti 4 muaj në shtëpi, më rrihte, më godiste. Më thoshte shko denonco të atin e djalit. Më dhunonte.

Altini: Pse nuk shkove ti thojë policisë, pse nuk më fute në burg…

Fatbjola: Nuk doja ta fusja në burg… as atë dhe as babain e fëmijës. Më linte pa ngrënë, më linte pa pirë. Këtu duhet të të kisha thirrur unë, jo ti mua.

Eni Çobani: Në momentin që je larguar nga shtëpia ke qenë 9 muaj shtatzënë, ku ke qëndruar?

Fatbjola: Kam qenë në hotel dhe në krye të 4 ditëve kam lindur.

Eni Çobani: Këto 9 muaj nuk keni bërë asnjë vizitë tek doktori?

Fatbjola: E linda djalin dhe sot ai është 9 muaj.

Altini: Kam shumë gjëra për të sqaruar. Po të mos isha unë djalin do e kishte të vdekur.

Fatbjola: Nuk e kam prej jush. Ky më thoshte që ta lija fëmijën në jetimore.

Fatbiola jeton në qytet vetëm me djalin e saj 9 muajsh, por Altini këmbëngul që vajza ti tregojë se kush është emri i babait të foshnjës, por ajo nuk do që ti tregojë.

Fatbjola: Nuk ta tregoj kush është babai i fëmijës tim, që ta fusësh në burg, siç bërë me burrin e motrës që e fute në burg.

Altini: Vajza ishte nën moshë, i gjeta të dy në shtëpi  dhe  u thashë vajzës kush ishte filani a e do? Ajo më tha jo. E thirra djalin dhe i thashë të merrte prindërit dhe të vinte në shtëpi. Por ai nuk pranoi. Më pas vajza e denoncoi në polici për ngacmimi seksual në moshë të mitur.

Fatbjola: I tha ky motrës, e detyroi, e rrahu dhe më pas e dërgoi në spital.

Eni Çobani: Ju thatë që nuk keni nevojë për babai. Unë e di se në kushtet që jeni nuk jeni mirë?

Fatbjola: Nuk kam nevojë për atë, dua vetëm të më lerë të qetë…

Altini i kërkon vajzës së saj që ti tregojë të vërtetën se kush është babai i fëmijës që ajo ka lindur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTË E SHFRENUAR/ Boksieri SHQIPTAR "MASAKRON" SERBIN, e mund për 20 sekonda (FOTO)
Previous article AULONA MUSTA "E DASHURUAR" PAS PRESHIT/ Roza Lati ia sjell live në studio dhe...(VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT