• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA “BRAKTISET” NGA BANORËT E UNAZËS/ Shkon në protestë me mbështetësit e PD (FOTO)
Home
Politikë

BASHA “BRAKTISET” NGA BANORËT E UNAZËS/ Shkon në protestë me mbështetësit e PD (FOTO)

2 December, 2018 F.autor Politikë

Pa mbushur një muaj nga protesta e disa banorëve dhe militantëve të Partisë Demokratike, kreu i opozitës, Lulzim Basha, është braktisur nga banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Ndërsa PD dhe LSI lajmërojnë çdo ditë në orën 17:00 protestën për të kundërshtuar projektin, banorët kanë ulur mbështetjen ndaj tyre. Siç tregojnë edhe fotot, protesta ka firuar dhe tregon pjesëmarrjen më të ulët nga fillimi i saj. Teksa kryetari i Partisë Demokratike jepte deklaratën për mediat, përreth tij ishte një numër i pakët i njerëzve.

Gjatë ditës së sotme, mediat transmetuan pamje të ndryshme të banorëve të cilët kanë filluar të gjejnë zgjidhje përmes komunikimit me Bashkinë e Tiranës dhe ARRSH, duke pranuar zgjidhjet e ofruara nga këto institucione. Ka pasur edhe nga ata qytetarë, siç ishte rasti i Ukë Çelkolajt, i cili pas takimit me kryebashiakun Veliaj, pranoi vullnetarisht që të shembte ndërtimet që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe. Gjithashtu ka pasur edhe nga ato familje që kanë pranuar ofertën e Bashkisë së Tiranës për të përfituar banesa sociale pa afat me të gjitha kushtet e duhura.

Protesta u dëmtua nga vetë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka lidhje të hershme me një prej firmave fituese për zhvillimin e projektit, Viktoria Invest, pasi në kohën që drejtonte Bashkinë e Tiranës, kjo kompani ishte përfituese kryesore e tenderave. Por në çdo moment, si PD dhe LSI, janë treguar të kujdesshëm për të lavdëruar në publik cilësinë e kësaj kompanie, duke hedhur dyshime të forta në publik për konfliktin e interesit midis tyre.

I ndodhur në këto kushte kur mbështetja e banorëve bie përditë, Basha po tenton ta mbajë gjallë protestën duke sjellë grupin parlamentar demokrat dhe grupseksionet e PD në Tiranë. Pamjet e sotme tregojnë se as kjo gjë nuk ka sukses, pasi kishte më shumë protestues nga shoferët e bllokuar, gazetarët që ndiqnin ngjarjen, sesa banore reale të unazës. Krahas braktisjes nga banorët e unazës, protesta e PD sot kishte kohëzgjatjen më të shkurtër të zhvillimit të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË EMOCIONESH/ Evertoni bën vetëvrasje, LIVERPOOLI fiton në "frymën e fundit" (VIDEO)
Previous article "NUK IKËM POR NA ZBUAN..."/ Julian Deda tregon shkakun e largimit nga “Portokalli” (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT