• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I DHA 1 MILION EURO ADRIATIK LLALLËS”/ Të “fshehtat” e DIZDARIT, në kërkim për vrasjen në BLLOK dhe lidhja me ish kryeprokurorin
Home
Sociale

“I DHA 1 MILION EURO ADRIATIK LLALLËS”/ Të “fshehtat” e DIZDARIT, në kërkim për vrasjen në BLLOK dhe lidhja me ish kryeprokurorin

2 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mbremja e 4 tetorit në Bllok duket se do zbardhë të vërteta që prej kohësh kanë qenë “të groposura”. Teksa të gjithë folën për të fejuarin e Elvana Gjatës, zhvillimet e fundit e zbehën disi emrin e tij, të ashtu menduar si “kok krimi”.

Emri i tij u zëvëndësua pikërisht me bashkëshortin e një tjetre femre të ekranit shqiptar atë të Suada Sherifit.

Eldi Dizdari ,edhe pse duket si i “panjohur” është realisht një emër i njohur prej vitesh. Kjo pasi ai ka qenë i kërkuar ndërkombëtar, por kjo çështje u mbyll nga drejtësia shqiptare.

Si u mbyll?

Nëse bëni një kërkim fare të thjeshtë emri i Eldi Dizdarit apo Denis Matoshit, do t’ju rezultojë vetëm në ngjarjen e “sapozbuluar” të ish bllokut. 

Kjo pasi ai mban tre emra, dy prej të cilëve janë të njohur (Eldi Dizdari dhe Denis Matoshi), i treti nuk është bërë ende i ditur dhe dyshohet se kjo është një nga arsyet pse kërkimet për të nuk rezultojnë.

Ai mban dy pashaporta kosovare dhe një shqiptare. Prej këtu, dyshimet e forta janë se Eldi Dizdari është një nga “kokat” që prej kohësh është në kërkim ndërkombëtar, por rrethanat e “drejtësisë” se kaluar e kanë mbajtur të qetë në Shqipëri.

Duket se të gjithë dosjet e drejtësisë të mbetura pezull apo të mbyllura në mënyrë të pakuptueshme kanë vetëm një motiv e emër, atë të ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, që siç dihet këto kohë po qendron “pezull” edhe vëtë.

 

Lidhja e Dizdarit me Adriatik Llallën:

Dizdari nuk e ka për herë të parë kërkimin e këtij lloji, madje të lëshuar vite më parë nga organet holandeze për të njëjtat akuza, por dihet publikisht se u mbyll nga Adriatik Llalla me ndërhyrjen e një biznesmeni, përkundër shifrës marramendëse të 1.000.000 €. (Informacion i Pamfletit)

Kjo duket se i ka hapur rrugën që të kryejë pazaret e tij i qetë derisa erdhi dita që të shpërthente, ose më saktë mbrëmja e 4 tetorit.

Pasi mori “lirinë” (që ende nuk dihet se si), Dizdari është rikthyer në Tiranë, ku jo vetëm ka organizuar një grup të fuqishëm trafiku, por dhe ka blerë prona e biznese vetëm dhe me miq të tij. Të gjitha këto janë interceptuar tashmë si dhe gjithë lidhjet e tij nga Tirana në Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë e deri në Irlandën e Veriut.

Kujtojmë se shteti që e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ka qënë Hollanda.

Prejardhja e Dizdarit dhe kushëriri i 613 kg kokainës:

Dizdari është nga Tropoja. Në vitin 1998 babai i tij Naim Dizdari dhe daja i tij u vranë në pritë nga fisi Haklaj. Pak kohë më vonë u vra nga e njëjta dorë dhe xhaxhai i tij Qazim Dizdari. Që prej asaj kohe Dizdari emigroi dhe nuk dihet se si, por krijoi lidhjet më të fuqishme me protagonistët amerikano-jugor të trafikut të kokainës.

Pas ngjarjes së 613 kg. kokainë të sekuestruar në Maminas Arbër Çekaj,i cili ka lidhje familjare me Dizdarin u arrestua në Gjermani.

Që atëherë një pjesë e rëndësishme e këtij grupi u skedua ndërkombëtarisht dhe u fut në rrjetën e përgjimeve të specializuara. Megjithëse informacionet janë të rezervuara një gjë është e saktë: Së shpejti mbi 15 pjesëtarë të kësaj organizate 13 nga të cilët shqiptarë do të jenë në pranga.

/AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, 3 dhjetor 2018: Ditë e shkëlqyer për shenjat e ZJARRIT. Pritet që dikush...
Previous article MOTI/ E hënë, 3 dhjetor 2018: Java nis PA reshje, por suprizojnë TEMPERATURAT (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT