• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E RRALLË/ I trembur nga gjakmarrja, vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut
Home
Sociale

HISTORIA E RRALLË/ I trembur nga gjakmarrja, vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut

2 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një histori e rrallë. Një azilkërkues shqiptar në Korenë e Jugut. Pas fluksit të shtuar të shqiptarëve që kërkonin azil në Gjermani, Suedi dhe vendet nordike, vlonjati Orion Delaj kërkon azil në Kore. Gazeta koreane, Korea Times i ka kushtuar një shkrim historisë së 26-vjeçarit shqiptar ku tregohet kalvari i gjatë që ai ka bërë për të shkuar në Kore pasi është larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes.

Historia e Orion Delajt, shqiptari që kërkon azil në Kore

Ai jeton në një apartament me një dhomë të vogël të quajtur “gosiëon”, ku përfshihet një shtrat i vetëm dhe një tavolinë, në rrethin perëndimor të Seulit.

“Unë nuk mund të bëj asgjë, thjesht endem dhe përpiqem të takoj njerëz të mirë”,-thotë Delaj, i cili erdhi në Kore dhe aplikoi për statusin e refugjatit në nëntor 2017, por nuk ka marrë ndonjë telefonatë që prej asaj kohe.

Ai zgjohet në mëngjes dhe nuk di çfarë të bëjë, dhe pyet vazhdimisht veten se çfarë do të ndodhë me të.

“E dija që jeta ime në Kore nuk do të ishte e lehtë”, thotë shqiptari, megjithëse prindërit i dërgojnë para ndonjëherë dhe duan që ai të largohet nga Koreja. “Por problemi është se kjo (mënyra e jetës) nuk është njerëzore”.

Ai nuk e di se çfarë do të bënte nëse kthehej në Shqipëri.

“Çfarë bëj atje, nuk ka të ardhme për mua, nuk ka asgjë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën”.

Pse u largua Orion Delaj nga Shqipëria

Orion Delaj i frikësohet kthimit në Europë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Shqipëri nga mafia. Gjithçka lidhet me një konflikt që familja e tij pati një tjetër përpara një dekade. Por kjo histori nuk mbaron asnjëherë dhe hakmarrja po i kalon brezave.  Fillimisht është vrarë në Spanjë xhaxhai Elidon Delajt në Shtator 2006.

Policia spanjolle tha se ky rast kishte të bënte me trafikun e drogës në Iberian Peninsula, që çoi në një vrasje mafioze. Në shtator 2012 kushëriri i Orionit i quajtur Amarildo Delaj, u vra përpara lokalit të tij në Vlorë pasi u qëllua me më shumë se 10 plumba. Orion Delaj thotë se këto dy vrasje kanë të bëjmë me gjakmarrje në bazë të Kanunit.

“Unë erdha në Kore t’i shpëtoj Kanunit”,- thotë Orion,i prindërit e të cilit dhe dy motrat jetojnë në Itali.  “Nuk ka rëndësi”,-shpjegon ai sa vite kanë kaluar apo kush je dhe ku je ti. “Ata njerëz do të gjejnë ty. Ky është një realit i trishtuar i vendit tim”.

Delaj i ka treguar autoriteteve koreane se qeveria shqiptare e di kush janë vrasësit dhe çfarë ata bëjnë, por ata janë një mafie e vërtetë që korrupton qeverinë dhe gjyqtarët. Orion Delaj ka shpjeguar përse zgjodhi Korenë për të kërkuar azil.

“Unë mund të kërkoja azil në Gjermani, Norvegji, Suedi apo Finlandë por nuk shkova në asnjë nga këto vende. Erdha këtu sepse u ndjeva i sigurtë”,- ka thënë ai.

Pritja 12 mujore për të marrë azil

Që pasi mbërriti në Kore, Delaj kërkoi të integrohej në komunitetin lokal. Ai trokiti në dyert e organizatave humanitare dhe arriti të fitonte punë part-time në një restorant italian në Seul. Por në të gjitha vendet ku shkoi nuk arriti të gjente diçka që t’i jepte kuptim ditës së tij. Që prej 7 nëntorit të vitit 2017, ai qëndron në pritje të një sinjali nga qeveria koreano-jugore për kërkesën e tij të azilit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERSFIDA/ Barcelona pret në “Camp Nou” Villarrealin, ja befasia në formacionet zyrtare (FOTO)
Previous article U THA SE ISHTE SËMUR DHE DO BËHEJ BABA/ Flori Mumajesi reagon për herë të parë: Jam... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT