• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UNAZA E RE/ Shemben 10 banesa, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje
Home
Sociale

UNAZA E RE/ Shemben 10 banesa, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje

2 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

E ndërsa një pjesë e banorëve të Unazës së Re që kanë ndërtimet pa leje, por që kërkojnë shpronësim të plotë vijojnë protestën, në krahun tjetër vijon puna për zhvendosjen e shtyllave të ndriçimit, bimësisë që gjendet në aksin e rrugor nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana dhe prishjen e banesave që preken nga projekti.

Pas Ukë Çelkolajt, i cili pranoi të prishte vetë dy objektet e tij të ngritura në gjurmën e Unazës, të tjerë banorë janë ndërgjegjësuar dhe kanë vendosur të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës dhe ARRSH-në, duke zhvendosur mobiliet dhe materialet elektroshtëpiake dhe duke bërë vetë çmontimin e objekteve, njofton bashkia e Tiranës.

Pas Çelkolajt një tjetër banor ka zhvendosur të gjitha mobilimet e biznesit të tij dhe ka nisur të rrëzojë vetë objektin pa leje që gjendet anës aksit kryesor të rrugës dhe që preket nga zhvillimi i projektit. Ndërkohë që edhe të tjerë banorë që kanë objekte pa leje në këtë segment kanë nisur gjithashtu largimin e mobilieve apo pajisjeve te tjera shtëpiake nga godinat e ndërtuara pa leje, duke i hapur rrugë tashmë makinerive të IMT-së së Bashkisë së Tiranës që të vijojë me prishjen e tyre.

Deri më tani në këtë zonë janë prishur më shumë se 10 objekte pa leje. Paralelisht me këtë proces ndërmarrjet bashkiake kanë vijuar punën edhe me çmontimin dhe zhvendosjen e të gjitha shtyllave, ndriçuesve dhe pemëve që gjenden në këtë aks rrugor. Sipas bashkisë, puna po kryhet kryesisht gjatë orëve të natës, në mënyrë që të mos bëhen pengesë për qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Tiranës dhe ARRSH-ja deklarojnë se kanë ofruar shpronësim sipas parashikimeve ligjore për banorët që i kanë ndërtimet me leje, ndërsa për gjithë të tjerët ka ofruar banesa sociale pa afat ose bonus strehimi për 3 vite. Por banorët që i kanë ndërtimet pa leje kërkojnë shpronësim të plotë duke vijuar protestën prej 28 ditësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Milan PËRMBYS Parmën dhe "KAP" Championsin (VIDEO)
Previous article SURPRIZA E MBRËMJES/ Këngëtari shqiptar flirton hapur në emision me modelen e njohur (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT