Policia e Shtetit gjatë natës ka vijuar kontrollet me Drager, ku ka evidentuar dhe ndëshkuar shoferë të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Sipas një video të postuar në Facebook, Policia bën me dije se janë pezulluar 13 leje drejtimi dhe 3 të tjerë janë arrestuar.
Në të gjitha rruget të Tiranës.
Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.
Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l.
3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.




