• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËVRASJET E PARALAJMËRUARA/ Nga çifti në Berat, tek 20 vjeçarja që shkruajti në Facebook  (FOTOT)
Home
Sociale

VETËVRASJET E PARALAJMËRUARA/ Nga çifti në Berat, tek 20 vjeçarja që shkruajti në Facebook (FOTOT)

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë ku një çift i moshuar nga Berati janë vetëvrarë duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit. Siç u mësua më vonë, shkaku kishte qënë pasi ato nuk ishin mësuar me jetën në qytet e këtë fakt e kishin bërë të ditur, duke paralajmëruar në një farë mënyre aktin tragjik.

Raste të tilla nuk janë të pakta dhe ndonjëherë edhe trishtuese. Kujtojmë këtu rastin e të resë nga Kavaja që e kishte paralajmëruar vetëvrasjen nga statuset në Facebook.

Por fatkeqësisht, ishte shumë vonë.

Disa nga rastet:

Çifti i të moshuarëve hidhet nga kati i gjashtë në Berat:

Ngjarje e rende ka ndodhur ku çifti i te moshuarve u hodh nga kati i gjashtë i pallatit dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Pamje nga vendi i ngjarjes/ BW
Vendi i ngjarjes

Fëmijët e dy viktimave Kujtim dhe Këze Agalliu, i kishin sistemuar dy prindërit e moshuar në një apartament të ri dhe të ngrohtë për dimrin, duke i hequr ata nga jeta e mundimshme në fshat, por duket se kjo nuk u ka pëlqyer aspak vetë të moshuarve, çka është bërë shkak edhe për këtë ngjarje të rëndë.

Një akt i tillë duket se ishte paralajmëruar nga çifti. Sipas të afërmve, ata u kishin kërkuar fëmijëve t’i kthenin sërish në fshat, pasi nuk po arrinin të përshtateshin me jetën e re në pallat.

Por fëmijët duket se kanë menduar që ata do të përshtateshin me kalimin e kohës, pa e menduar këtë fund tragjik.

Mungesa e fëmijëve, të afërmve, por edhe sëmundja dyshohet se kanë ndikuar në gjendjen e rëndë psikologjike të çiftit, duke bërë që të kryejnë vetëvrasje.

U nda nga i dashuri, si e paralajmëroi nëpërmjet statuseve vetëvrasjen 20 vjeçarja

Klea Shyti, 20-vjeçarja nga qyteti i Fierit i dha fund jetës së saj kur u vetëhodh nga kati i 11-të i një pallati në rrugën e Kavajës, duke lënë pas mjaft dyshime për aktin e ndërmarrë prej saj.

Shkak për këtë akt është bërë ndarja nga i dashuri.

Fotot e saj janë shkëputur nga profili në Facebook, ku ndër të tjera poston edhe poezi të ndjera e shprehje shkrimtarësh të famshëm. Në muajin tetor Klea kishte publikuar këtë poezi në profilin e saj.

“Sa nevojë kemi për një tjetër shpirt ku të kapemi. Një tjetër trup që të na mbajë ngrohtë. Ku të pushosh dhe të kesh besim; ku ta japësh shpirtin tënd me mirëbesim: Kam nevojë për këtë, kam nevojë për dike ku ta derdh trupin” (Sylvia Plath) “Gëzuar ditëlindjen për një prej poeteve të mia të preferuara!! Edhe pse ajo nuk ia arriti kësaj dite…”,- shkruante Klea.

I kishte thënë familjarëve se donte të vriste veten, mbytet në pus 52 vjeçari

Vuante nga sëmundja e depresionit psiqik, nga zemra dhe nga tiroidet, e si të mos i duronte dot të gjitha këto, një ditë më parë ishte shprehur tek familjarët që do të vriste veten.

Bëhet fjala për 52-vjeçari Feridon Beqiraj, lindur në Maliq dhe banues në fshatin Vreshtas të Korçës.

Nga deklarimet e familjarëve del se ai vuante nga sëmundja e depresionit psiqik, nga zemra dhe nga tiroidet e se një ditë më parë ishte shprehur tek familjarët që do të vriste veten.

Hidhet nga kati i 7-të, 19 vjeçari e shkruan në “Facebook”: Lamtumirë

Një 19-vjeçar nga Libohova është hedhur nga kati i shtatë i një pallati duke i dhënë fund jetës së tij.

19-vjeçari e kishte paralajmëruar vetëvrasjen e tij në facebook. Në një status në rrjetin social facebook, i jep lamtumirën e tij njerëzve më të dashur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. I riu ishte ngjitur në tarracën e ndërtesës 7 katëshe, e cila funksiononte si bar-kafe dhe prej andej është hedhur nga lartësia.

Djali ka ndërruar jetë menjëherë pasi goditja ka qenë fatale. Përpara se 19-vjeçari të kryente vetëvrasjen ai ka lënë një shënim në faqen e tij në rrjetin social facebook. 

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SEKSI ORAL TEK ANALI/ Ja disa mënyra për të "çmendur" një femer në shtrat
Previous article SHFUQIZIMI/ Mali i Zi heq dorë nga vendimi i bashkimit me Serbinë

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT