Të paktën 3 persona pjesëmarrës në protestën e Unazës së Re, janë shoqëruar sonte nga Policia e Shtetit. Sipas Partisë Demokratike mes të shoqëruarve është edhe një 13-vjeçar.
Banorët e kësaj zonë vijojnë protestën e tyre, prej 28 ditësh, me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblim 100% në vlerën e tregut, për objektet që preken nga projekti i “Unazës së Madhe’.
Protestës së tyre, prej ditësh u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës.


