• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUA QË BASHKESHORTJA IME TË…”/ Njihuni me 29-vjeçarin shqiptar me AIDS që do të bëhet BABA
Home
Sociale

“DUA QË BASHKESHORTJA IME TË…”/ Njihuni me 29-vjeçarin shqiptar me AIDS që do të bëhet BABA

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sot është 29 vjeç dhe vetëm para 4 vitesh, kur dhe kishte një lidhje dashurie, mësoi se ishte i infektuar me AIDS. Ai nuk e humbi dashurinë e tij, ndonëse nuk ia fshehu dhe fatmirësisht, kur kanë dy vite martuar, bashkëshortja e tij rezulton negativ ndaj virusit vdekjeprurës dhe si çdo çift duan të sjellin në jetë fëmijën e tyre. Dhe kjo mund të realizohet.

“Duhet që partnerja ime të marrë disa medikamente, të cilat kushtojnë shumë. Rreth 150 000 lekë”, thotë burri.

Trajtimi mjekësor duhet t’i paraprijë ngjizjes së bebes dhe kostoja bëhet një barrë e rëndë për dy të rinj që sapo e kanë nisur ta ndërtojnë familjen e tyre. Mundohet të respektojë gjithçka për të mos lejuar që virusi ta sfidojë, por në një pikë ndihet i humbur. Në spital mungojnë herë pas here antiretroviralet për trajtimin mjekësor: “Marr medikamente, por jo në mënyrë të rregullt sepse shpesh mungojnë”.

Ai tregon se një person i prekur me virusin AIDS nga rrethet vuan shumë. Për të marrë trajtimin mjekësor u duhet të udhëtojnë drejt Tiranës.

Por, edhe pse jemi në vitin 2018, kur një i prekur me virusin AIDS bën një jetë normale si të tjerët nëse trajtohet rregullisht sipas protokollit, në Shqipëri këta persona ndihen të diskriminuar: “Ndihemi të diskriminuar nga shoqëria, por edhe nga mjeku. Më ka bërë presion doktori që t’i tregoja të afërmve dhe më ka quajtur vrasës”.

Në qytetin ku ai jeton, janë 45 të prekur nga virusi HIV/AIDS kjo shifër po rritet shpejt, ndaj kërkon që të ketë më shumë informacion tek të rinjtë rreth përhapjes së këtij virusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRIT PRESIONIN TEK LUFTËTARI/ Mezani: E meritonim atë pikë, kemi forcë për të bërë kthesën
Previous article GINGO BILOBA/ Bima shekullore që forcon memorien dhe redukton ankthin

F.autor

Postime të ngjashme

GRABITET SHTËPIA E KARDINALIT ERNEST SIMONI NË FIRENCE/ Hajdutët marrin 30 mijë euro dhe lejen e qëndrimit Aktualitet

GRABITET SHTËPIA E KARDINALIT ERNEST SIMONI NË FIRENCE/ Hajdutët marrin 30 mijë euro dhe lejen e qëndrimit

E RËNDË NË SKRAPAR/ Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma Aktualitet

E RËNDË NË SKRAPAR/ Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

ALKET RIZAI KA HYRË NË SHQIPËRI? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar… Aktualitet

ALKET RIZAI KA HYRË NË SHQIPËRI? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT