Kryeministrja britanike, Theresa May këmbëngul për moszbatimin e asnjë plani B mbi Brexit, pas marrëveshjes së divorcit me BE-në.
Ajo përjashton një kompromis me opozitën laburiste për një model hipotetik norvegjez, që do ta linte Londrën në tregun e përbashkët me unionin.
Konservatori i linjës së ashpër, Jacob Rees-Mogg, i cili nuk ishte dakord me marrëveshjen me BE-në, akuzoi kryeministren May se po kërkon të terrorizojë vendin.



