Ditën e nesërme pritet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk priten reshje, përveç qarkut Shkodër ku mund të ketë reshje lokale të dobëta.
IGJEUM parashikon që temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë nën zero, pra -2 °C në vendet malore.
NJOFTIMI I IGJEUM:
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.30) dhe nesër (e shtunë, dt.01) nuk priten reshje, përveç qarkut Shkodër ku mund të ketë reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 15 °C
në vendet e ulëta: 4 / 13 °C
në vendet malore: -2 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.30) dhe nesër (e shtunë, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën bregdetare të territorit.





